Oketa: FRD forcë e 3-të dhe përcaktuese në zgjedhjet e qershorit
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij theksoi se Kuvendi i FRD-së dëshmon se është forcë e tretë dhe përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit.
"Sot jemi jo vetëm për të dëshmuar se FRD është një parti që mbush vetëm 1 vit, por se ajo është forcë e tretë dhe me një projekt ambicioz. FRD ka njësinë e saj në çdo qark dhe organizim politik në emigracion. FRD ka degë dhe nëndegë në çdo bashki dhe komunë të vendit dhe do jetë forcë përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit. Sot ndodhen 500 të deleguar me mandat përfaqësues nga të gjitha shtresat”, tha Oketa.
Oketa vlerësoi se vendit kërcënimi më i madh i vjen nga despotizmi politik dhe pafuqia e politikanëve për të mbajtur premtimet. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Oketa shprehu keqardhje që Shqipëria është i vetmi vend në NATO ku shtrohet pyetja e mbrojtjes së votës së lirë.
“Jemi sëbashku me ju për ti dhënë fund tranzicionit të institucioneve. Kërcënimi më i madh na vjen nga despotizmi politik dhe nga pafuqia për të mbajtur premtimet. Mjafton të shohim Parlamentin, faktikisht jemi të detyruar të shohim akte të padenja politike, retorike personale dhe familje, mungesë të produkteve ligjore. Mjafton të shohim zgjedhjet. Ne jemi i vetmi vend anëtar në NATO që shtrohet pyetja si do mbrohet vota. Jemi vendi ku shpenzohen energjitë për luftën në KQZ. Jemi vendi ku politika flet më shumë për madhësinë e halës së ngjalës sesa ekonominë”, theksoi Oketa.
Sipas Oketës, pavarësisht se në “gjysmë KQZ-në siç e quajti ai janë regjistruar shumë parti, gara do të zhvillohet mes tre partive, PS-PD dhe FRD.
“Ne duam që çdo votë të numërohet dhe qytetarët të zgjedhin me vullnetin e lirë. Sot në gjysmë KQZ janë regjistruar shumë parti, por në 23 qershor shqiptarët do të zgjedhin mes tre alternativave. Atë që propozojnë dy partitë e vjetra, të njëjtin model, që vetëm emrat i kanë të ndryshëm, militant në çdo hallkë, imunitet ndaj korrupsionit dhe abuzim me të drejtat e qytetarëve, ose alternativën tonë, FRD që sjell moderacion, sjellje evropiane dhe të drejtë qytetare”,- shtoi Oketa, i cili nga foltorja e Kuvendit u bëri ftesë qytetarëve të votojnë alternativën e FRD-së, e cila do të vendosë një demokraci funksionale.
FRD mbledh sot Kuvendin, del lista me 212 kandidatë të propozuar për deputetë
Fryma e Re Demokratike mbledh sot Kuvendin e saj të parë kombëtar, në ditën e njëvjetorit të krijimit të kësaj partie. Mbledhja e këtij forumi të FRD-së vjen pas konstituimit të të gjitha degëve në vend dhe pas regjistrimit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 23 qershorit.
Pika më e rëndësishme e mbledhjes së sotme do të jetë ajo e miratimit të programit dhe statusit të FRD-së dhe menjëherë pas saj do të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Gjatë ditëve të ardhshme kryesia e FRD-së do të përzgjedhë nga kjo listë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ të hënën e ardhshme.
Pika e tretë e rendit të ditës së Kuvendit do të jetë mandatimi i strukturave aktuale për të përgatitur FRD-në për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa pika e fundit, miratimi i një rezolute për situatën politike në vend.
(e.m/BalkanWeb)