E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK protestë para parlamentit: PD-PS pazar për të ndarë pushtetin

Aktivistët e aleancës “Kuqezi” kanë protestuar sot para hyrjes së Parlamentit para nisjes së seancës plenare. Aleanca ka kundërshtuar marrëveshjen mes Partisë Demokratike e Partisë Socialiste për reformën zgjedhore të cilën ajo e cilëson si pazar mes dy forcave politike për të ndarë pushtetin mes tyre.

 

Ndërkohë dje është mbyllur edhe çështja e shumëdebatuar dhe një ndër kriteret kryesore për rrugën e integrimit të vendit, reforma zgjedhore. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka kaluar dje të gjitha çështjet e mbetura pezull si reformatimi I KQZ-së, ankimimi dhe teknologjia.
 

Në një prononcim për mediat të dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oert Bylykbashi e kanë vlerësuar pozitivisht hartimin e kodit të ri zgjedhor, ku sipas tyre i është hapur rruga transparencës së mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndërsa sa i përket korrektimit të sistemit zgjedhor të kërkuar nga partitë e vogla, kjo çështje sipas tyre do ti lihet për gjykim të mëtejshëm Parlamentit. Takimi i djeshëm ka përmbyllur ato që u quajtën çështje të nxehta dhe në terësi të gjitha rekomandimet e OSBE-ODHIR për reformën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›