E Diel, 1 Nëntor 2026

AKEP: Portabiliteti ka “ndezur” konkurrencën

Portabiliteti i numrit i ka dhënë një shtysë të re konkurrencës. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bën të ditur se shërbimi i portabilitetit të numrit ka ngjallur që në fillim shumë interes të qytetarët dhe në vetëm një javë është bërë portimi i 80 numrave ndërmjet rrjeteve të ndryshme celulare, ndërkohë që tendenca paraqitet në rritje të fortë gjatë ditëve të fundit. AKEP bën të ditur se operatorët celularë kanë paraqitur plane të reja tarifore për të tërhequr më shumë abonentë nga rrjetet e tjera dhe për të mbajtur ata ekzistues. Tregu i telefonisë celulare po lëviz gjithnjë e më shumë drejt vetërregullimit, ashtu si gjithë mjedisi ekonomik shqiptar, ndaj rritja e ngarkesës fiskale vetëm rrezikon të dëmtojë një proces që po rrjedh natyrshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›