Jaka: Reformë për të rregulluar tregun
Duhet të ndërmerren reformat të tjera për të rregulluar tregun dhe jo rritje të taksave dhe tatimeve. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, u shpreh dje se tërheqja e draftit të tatimit progresiv nga ana e Qeverisë, për rishqyrtim, është dashamirëse, por duhet të ndërhyhet që të mos dëmtohet biznesi. Gjatë ridiskutimit që do t’i bëhet këtij drafti në Këshillin Konsultativ të Biznesit, Dhoma e Tregtisë do të paraqesë paketën me kërkesat e saj, që, sipas Jakës, janë propozime të marra nga ekspertë dhe biznese anëtarë të kësaj Dhome.