E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj bën një sërë lëvizjesh brenda policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka firmosur një sërë lëvizjesh brenda strukturave të policisë.
Vendimi është publikuar sot, sipas të cilit disa shefa komisariatesh janë transferuar.
Në bazë të vendimit të marrë Komisar Artan Osmani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policsië Rrugore, trasferohet dhe caktohet Shef Sektori i Policisë Rrugore pranë Policisë së Tiranës, Kryekomisar Fatos Kokalari transferohet nga Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për të shkuar në krye të Komisariatit të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.
Kryekomisar Shkëlqim Doda, caktohet Shef Sektori pranë Drejtorisë Rajonale Kufirit dhe Migracionit Durrës. Kryekomisar Ervin Hoxha,caktohet Shef Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës.
Kryekomisar Krenar Ahmeti, caktohet Shef i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë si dhe kryekomisar Urim Rexhepi, caktohet Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›