E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo triumfon ndaj Besës, shkon në 54 pikë

TIRANE- Dinamo ka triumfuar 1-0 ndaj rivales direkte për titullin kampion, Besës së Kavajës. Ndeshja e fundit e javës së 21-të, e zhvilluar në “Qemal Stafa”, thuajse i ka dhënë fund betejës për vendin e parë, pasi skuadra e Shkëlqim Muçës tashmë ndodhet 15 pikë larg vendit të dytë. Kundër Besës, takimi është vendosur nga një gol i argjentinasit Souza në minutën e 33-të, duke treguar se kualitetet që ka kjo skuadër bëjnë diferencën ndeshje pas ndeshje. Kavajasit më pas kanë qenë të pafuqishëm për të reaguar, ndërsa në pjesën e dytë ishin konfuzë në aksionet e ndërtuara. Në këtë sfidë nuk munguan as momentet e nervozizmit, megjithatë ato nuk ndikuan aspak në mbarëvajtjen e saj. Dinamo është mbrojtur mjaft mirë përgjatë gjithë takimit, duke marrë 3 pikë të arta, që ia bëjnë më të sigurt titullin kampion. blutë tashmë ndodhen në kuotën e 54 pikëve pas 21 ndeshjesh, duke arritur 17 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›