E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Do zbatohet ligji antimafia

Të hetohen pasuritë duke zbatuar ligjin antimafia. Kjo është një nga kërkesat e kryeprokurores Ina Rama në analizën 1 vjetore të prokurorisë së krimeve të rënda. Një kërkesë tjetër e saj është edhe rritja e efikasitetit të metodave speciale të hetimit. Më tej kryeprokurorja ka treguar edhe bashkëpunimin e ngushtë mes Prokurorisë së krimeve të Rënda dhe policisë në luftën drejt trafikut dhe qënieve njezore. Gjithashtu shefja e organit të akuzës Znj,Rama ka bërë prezente në analizë bashkëpunimin ndërkombëtar . Ndërkohë drejtues i prokurorisë së krimeve të rënda ka paraqitur punën një vjeçare të organit që ai drejton. Ku për 365 ditë u hetuan 220 procedime, nga të cilat 104 të mbartura nga vitet e mëparshme dhe 119 të regjistruara rishtazi gjatë vitit që kaloi. Kanë marrë zgjidhje përfundimtare 139 procedime. Veprat penale që janë hetuar për vitin që shkoi janë krimet e trafikimit të lëndëve narkotike, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, trafikimi i qënieve njerëzore apo edhe vrasjet e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta
Për dënimet me burgim vërehet një prirje ashpërsimi të dënimeve për krimet e trafikimit të njerëzve dhe të armëve e municionit. Për trafikimin e lëndëve narkotike, politika e dënimeve rezulton e pandryshuar.
Gjatë vitit 2009 është shënuar vetëm një pafajësi të pjesshme për një person të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›