Librazhd, zbulohen vrasjet makabre të Haki Miskës

Policia e Librazhdit ka bërë të mundur gjetjen e eshtrave të gruas së Haki Miskës, 55-vjeçarit i cili ditë më parë vrau me sopatë nënën e tij.
Ngjarja ndodhi më 04.02.2010 në vendin e quajtur Pervall të komunës Lunik të rrethit të Librazhdit, ngjarje e cila ka zbardhur edhe një sërë vrasjesh të tjera të realizuara në vite nga ky shtetas.
Shtetasi Haki Miska më 4 shkurt ai vrau të ëmën, Dije Miska dhe plagosi të bijën B. Miska. Shkak për vrasjen ishte një konflikt midis tij dhe së ëmës, ndërkohë që ajo dinte krimet që kishte realizuar i biri. Policia ka zbuluar pas hetimeve intensive, se shtetasi Haki Miska ka kryer një vrasje në prill të vitit 1994, duke i shkaktuar vdekjen ish-bashkëshortes, shtetases Mimoza Miska, e lindur më 04.03.1962.
Pasi e ka tortuar dhe me pas vrarë me mjete të forta, autori e ka groposur atë në tokën pranë shtëpisë së tij. Me pas autori e ka denoncuar si të humbur ish-gruan e tij dhe emri saj ka figuruar si e larguar nga banesa në listat e kërkimit të Drejtorisë Policisë Elbasan. Aktualisht në vendin e treguar nga vetë autori policia ka bërë të mundur gjetjen e eshtrave të groposura.
Ndërkohë mësohet se Haki Miska është autori i dy vrasjeve të tjera atë t ëish-njerkut të tij Gani Bruku, dhe të shtetasit Qamil Lluka.