AKKP: Mbi 22 mijë hektarë toka të lira bujqësore
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vijon punën për realizimin e hartës së tokave të lira, të cilat do të shërbejnë për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Ministria e Bujqësisë i ka dorëzuar këtij dikasteri tokat e lira të ish-ndërmarrjeve bujqësore. Sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, këto toka do të përdoren për realizimin e kompensimit fizik të ish-pronarëve. Nga raporti i Ministrisë së Bujqësisë gjithsej janë 22491 hektarë toka bujqësore, të lira juridikisht, si dhe 1727 hektarë toka bujqësore e përcaktuara për kompensim me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo tokë e regjistruar nga Ministria e Bujqësisë është pjesë e ndërmarrjeve bujqësore dhe është në gjithë vendin.