E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eagle Mobile" prezanton "Summer Easy" dhe "August Gift"

Kompania më rinore e telefonisë celulare Eagle Mobile prezanton për abonentët e saj dy surprizat më të fundit, "Summer Easy" dhe "August Gift". Vera e nxehtë e pushimeve do të kalojë edhe më këndshëm me ofertat që Eagle Mobile sapo ka lançuar për të gjithë abonentët e saj. "Summer Easy" është oferta më e re që u mundëson përdoruesve të Eagle të kryejnë telefonata me vetëm 15 Lekë (pa TVSH) për minutë drejt numrave të dy operatorëve të tjerë celularë në Shqipëri. Pas minutës së parë, ku tarifimi do të jetë sipas çmimeve standarde, deri në minutën e pestë (përfshi këtë minutë) të së njëjtës telefonatë, abonentët Eagle do të mund të flasin me vetëm 15 Lekë për minutë (pa TVSH). Të gjithë abonentët Eagle me parapagesë do të kenë mundësi të fitojnë automatikisht një aparat celular Samsung C520 në muajin shtator, nëse kryejnë një rimbushje prej 10,000 Lekësh nga data 1 deri më 31 Gusht. Një surprizë për 1000 abonentët "Eagle" që kanë fituar secili dy bileta për të marrë pjesë në koncertet madhështore të grupit me famë botërore MADCON dhe DJ të mirënjohur Laurent Wolf. Koncertet do të organizohen në datat 8 dhe 9 Gusht në kompleksin "Tropikal", Durrës. Fituesit janë njoftuar me nga një SMS, ndërkohë që lista e numrave të tyre janë botuar në shtypin e përditshëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›