Ekspertët: Toka të jepet me qira, ose të taksohet
Pavarësisht qëndrimeve pro apo kundër, në thelb ekspertët janë të mendimit që toka nuk duhet lënë pa punuar. Qëndrimi i ri i Kryeministrit Sali Berisha për të mos lënë toka djerrë, duke ia marrë atij që nuk e punon, gjykohet si veprim i nxituar. Në tërësi, gjykohet një stimulim i sektorit të bujqësisë, duke mbështetur fermerin që punon tokën si me subvencion apo me heqjen e taksës. Ismail Bega, njohës i mirë në fushën e bujqësisë, në rolin e drejtorit të Zyrës së GTZ-së në Tiranë, jep të tjera forma nxitjeje për sektorin. Që në fillim shprehet kundër idesë për t‘ia marrë tokën atij që s‘e punon, pasi shkelet e drejta e pronës. Bega thotë për "Shqip" se, qeveria i ka mekanizmat e duhura për të stimuluar zhvillimin e bujqësisë, siç është qiradhënia. "Një zgjidhje gjykoj se është qiradhënia, duke përpiluar kontrata të thjeshta dhe heqjen e pengesave ligjore për regjistrimin e tyre. Pronarët e tokave bujqësore mund ta zgjidhin formën e qirasë sipas parimit të tregut, por duke qenë qeveria ajo që rregullon raportin ligjor mes tyre. Komuna nuk mund t‘ia marrë tokën atij që s‘e punon, për t‘ia dhënë një tjetri, me mundësi për ta punuar. Këtë e zgjidh vetëm qiraja", tha Bega. Sipas tij, qeveria duhet të dallojë mirë ata fshatarë që nuk e kanë punuar tokën, për shkak të kushteve financiare me të tjerët që nuk kanë interes. "Në këtë pikë shikohet zgjidhja tjetër, ajo e taksës", thekson eksperti për bujqësinë dhe tregtinë, Ismail Bega.
Ministria e Bujqësisë
Institucioni që mbulon sektorin me delikat në vend, atë të bujqësisë dhe blegtorisë, thekson rëndësinë që ka plani i ri i qeverisë. "E rëndësishme është që të mos mbetet asnjë tokë pa punuar. Në rast të kundërt, kush nuk e punon, t‘i vendoset taksë, sikundër ndodh në vendet e tjera", u shpreh për "Shqip" përfaqësuesi i ministrisë, Rexhep Shahu. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, që brenda muajit gusht të përgatitet ligji i ri për punimin e tokës. Për kreun e qeverisë është i papranueshëm fakti që ka ende toka të lira, që nuk i është vënë dora e njeriut. Qëndrimi i Kryeministrit bie ndesh me një vendim të marrë nga ai vet dy vjet më parë, ku rriti taksën për fermerët që punojnë tokën. Vendimi u shoqërua me debate, pasi qeveria rriti edhe taksat doganore për pajisjet motorike që përdoren në bujqësi.
Skemat nxitëse
Aktualisht fermeri ka shumë nevojë për subvencionim nga shteti. Sipas Begës, i cili për shumë vite trajton problemet e sektorit, për tokat e dhëna me qira, qeveria mund të marrë përsipër detyrimin, duke lehtësuar shlyerjen e pagesës mujore apo vjetore. "Duhen gjetur masa lehtësuese dhe jo shtrënguese, duke u marrë tokën fshatarit, pa ditur më parë se cilat kanë qenë arsyet se pse nuk e ka punuar. Tjetër ndihmë është edhe subvencioni që mund t‘u bëhet fermerëve që duan toka të lira, duke u hequr taksat apo lehtësuar procedurat e regjistrimit", përfundoi Bega.