AKKP përfundon hartat e pronave në gjithë vendin
Autori i Lajmit: Red.Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave gjatë një pune intensive prej tre muaj e gjysmë arriti të përfundojë hartën e vlerës së tokës në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Përfundimi i hartës të vlerës u jep mundësinë të gjithë subjekteve të shpronësuara si në qytet ashtu dhe në fshat të aplikojnë për kompensim monetar dhe fizik në përputhje me kriteret dhe procedurën e miratuar me vendim nga Këshilli i Ministrave.
Gjithashtu, përfundimi i hartës së vlerës u jep mundësinë të gjitha organeve të pushtetit vendor( komuna, bashki) të njohin vlerën e saktë të territoreve juridiksionale që ata mbulojnë me qëllim për të shmangur çdo transaksion abuziv që do të kryhet në territorin përkatës, çka garanton rritjen e të ardhurave në buxhetin lokal të këtyre njësive.
Përfundimi i hartës së vlerës ndihmon dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës si edhe Ministrinë e Financave në procesin e privatizimit të objekteve shtetërore si dhe institucione të tjera shtetërore, të cilat kanë marrëdhënie me të tretë për vlerë të pronës së paluajtshme.Gjithashtu ka përfunduar faza e parë e procesit të shpërndarjes së fondit prej 500 milionë lekësh për vitin 2007, ku janë marrë në administrim kërkesat e subjekteve.
1. HARTA E VLERËS
Rezultatet minimale dhe maksimale të trojeve dhe tokës bujqësore në nivel qarku dhe qyteti paraqiten si më poshtë:
Nr Qarku Rrethi Troje Urbane Tokë Bujqësore Truall Fshat
Min Maks Min Maks Min Maks
1 QARKU - BERAT Berat 13713 16514 47 1350 379 1831
Kuçovë 2449 3561 130 364 586 1434
Skrapar 640 828 41 473 165 577
2 QARKU - GJIROKASTER Gjirokastër 11938 22659 152 647 639 1817
Tepelenë 1406 2696 76 444 284 851
Përmet 2537 2832 141 502 330 1243
3 QARKU - LEZHE Lezhë 24299 28740 110 428 405 3237
Mirditë 3116 3116 127 428 228 1515
Kurbin 2144 2144 108 493 357 1330
4 QARKU - KUKES Kukës 11212 18165 65 304 240 2636
Has 2492 3117 124 275 279 2819
Tropojë 3163 4743 84 513 372 2215
5 QARKU - DIBER Dibër 13161 20675 23 346 352 1396
Bulqizë 1605 1605 57 318 246 1196
Mat 2208 3900 80 357 343 2115
6 QARKU -KORÇE Korçë 18737 27353 8 1144 245 3691
Pogradec 22189 27177 68 612 290 4306
Kolonjë 1275 1483 27 322 177 1668
Devoll 2756 3746 108 753 382 1697
7 QARKU -VLORE Vlorë 14392 36403 91 1061 503 2348
Sarandë 16979 25479 31 554 475 2851
Delvinë 2638 2638 86 299 716 1541
8 QARKU -FIER Fier 17037 26288 92 897 446 1696
Lushnja 13135 19794 222 1157 643 2789
Mallakastër 1755 3179 119 857 338 968
9 QARKU -DURRES Durrës 20454 44604 112 1466 527 2412
Krujë 3311 7220 130 491 225 2216
10 QARKU -SHKODER Shkodër 13429 31753 155 422 328 2448
Malësia e Madhe 6747 6747 125 360 548 1199
Puka 658 1159 103 231 219 648
11 QARKU -TIRANA Tirana 20473 77523 88 838 595 2578
Kavaja 15290 22706 95 861 362 1466
12 QARKU -ELBASAN Elbasan 9451 29004 112 1072 333 1611
Peqin 2398 2399 174 950 421 1441
Gramsh 751 2956 100 530 260 1303
Librazhd 5068 5068 114 804 262 2085
Theksojmë se Harta e Vlerës së pronës është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Korçës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës dhe shumë shpejt pritet miratimi i hartës së vlerës për qarqet e Fierit, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës të cilat i janë përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.
2.SHPERNDARJA E FONDIT MONETAR TË KOMPENSIMIT PËR VITIN 2007
1. Nga dt.01.10.2007 deri në dt.23.10.2007, përfundoi faza e parë e ndarjes të fondit prej 500 milionë lekë.
Numri i përgjithshëm i kërkesave të depozituara në të gjithë territorin e vendit arriti në shifrën 438, pa llogaritur këtu mbi 15 kërkesa të dërgura në rrugë postare, dokumentacioni i të cilave ngelet për t u verifikuar.
- 201 kërkesa i përkasin qytetit të Tiranës,
- 39 kërkesa i përkasin qytetit të Vlorës
- 81 kërkesa i përkasin qarkut të Korçës.
- 50 kërkesa i përkasin qarkut të Beratit
- 21 kërkesa i përkasin qarkut të Gjirokastrës
- 6 kërkesa i përkasin qarkut të Kukësit
- 3 kërkesa i përkasin qarkut të Dibrës.
- 37 kërkesa i përkasin qarkut të Lezhës.
TABELA E NUMRIT TE SUBJEKTEVE QE KANE APLIKUAR DERI NE Dt 23.10. 2007
Dt TIRANE VLORE BERAT GJIROK. DIBER KUKES KORÇE LEZHE TOT.
1 30 2 2 1 35
2 15 1 1 1 1 19
3 14 2 16
4 9 1 2 12
5 6 1 1 8
8 7 1 5 3 2 18
9 11 1 4 2 2 20
10 10 3 2 2 1 8 26
11 9 1 2 1 1 4 1 19
15 12 2 4 2 12 2 34
16 9 5 6 2 6 3 31
17 15 5 1 3 1 11 5 41
18 22 11 8 3 1 12 8 65
22 32 7 11 4 1 3 21 15 94
total 201 39 50 21 3 6 81 37 438
2. Në respektim të nenit 17/2 të ligjit nr. 9235 të vitit 2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar deri në fund të muajit dhjetor 2007 do të përfundojë faza e dytë e verifikimit të domumentacionit që kanë depozituar subjektet e shpronësuara për kompensim dhe po brenda kësaj periudhe do të përfundojë edhe faza e tretë, ajo e shpërndarjes së fondit prej 500 milionë lekë subjekteve fituese në përputhje me nenin 23/3 të ligjit të sipërcituar si dhe VKM-në nr. 566, dt.05.09.2007 “Për kriteret dhe procedurën e shpërndarjes së fondit fizik për vitin 2007”.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007