E Diel, 1 Nëntor 2026

Të burgosurit, së shpejti pritet amnistia e re

Autori i Lajmit: Red.Projektligji më i fundit për “Dëmshpërblimin e ish-të dënuarve Politikë të Regjimit Komunist” ka hasur në kundërshtime nga palët e interesit. Shoqata Kombëtare e Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë të Shqipërisë, e kryesuar nga Petrit Kallçishta në një intervistë për gazetën “Ballkan” paraqet propozimet për ndryshimet në këtë projektligj, që ka nisur diskutimet javë më parë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë.
Kallçishta ngre shqetësimin e tij edhe në lidhje me mungesën e transparencës dhe mënyrën e servirjes së projektligjit, ku në hartimin e tij është marrë parasysh zëri i ish-të përndjekurve, apo trashëgimtarëve të tyre, të cilët janë edhe përfituesit direkt të efekteve finannciare, që vijnë si pasojë e projektligjit.
Pikat e kontestuara të projektligjit
Kështu Petrit Kallçishta denoncon se projektligji është hartuar pa pjesëmarrjen ose konsultimin e grupeve të interesit. Sipas tij, projektligji duhet të konsultohet me të gjithë kryetarët e shoqatave që përfaqësojnë mbrojnë interesat e të përndjekurve politikë dhe të vlerësohen mendimet e tyre për shoqatat që ato përfaqësojnë. Sipas shifrave të servirura nga Shoqata në fjalë nga Projekligji për Dëmshpërblimin e ish-të Dënuarve Politikë, parashikohet të përfitojnë 31 568 trashëgimtarë të viktimave komuniste. Por, në relacionin shoqërues të projektligjit thuhet se shifrat do të verifikohen për shkak të abuzimeve të kryera me këtë kategori pas viteve 90. Kreu i shoqatës, Kallçishta shprehet më tej se, para vitit 1990 në Kodin Penal parashikohej, që kur një shtetasi i jepej dënimi me vdekje (pushkatim), para se të ekzekutohej çështja i kalonte Presidentit, dhe nëse presidenti vendoste t i falte jetën, ligji parashikonte dënim me 25 vjet burg. Duke pretenduar kështu që edhe masa e shpërblimit të jetë e barabartë me 25 vite burgu, apo 30 mijë lekë dita. Kjo është edhe pika më e nxehtë e debatit për projektligjin e ri, ku parashikohet shpërblimin për familjet e të pushkatuarve politikë vetëm për tetë vite burgim.
Propozimet e palëve të interesit
Shoqata Kombëtare e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë ka disa kërkesa të parashtruara në formën e propozimeve. Një i pushkatuar apo i vrarë në përpjekje ose i vdekur në burg të llogaritet sikur ka bërë 25 vjet burg dhe dëmshpërblimi t i llogaritet sipas masës që do të kërkohet nga të dënuarit me burgim dhe ajo do të vendoset nga qeveria. Një i pushkatuar apo i vrarë në përpjekje ose i vdekur në burg të dëmshpërblehet sikur ka bërë 12 vjet burg dhe një ditë burg t i dëmshpërblehet me 5 mijë lekë. Dëmshpërblimi të fillojë menjëherë dhe të përfundojë brenda pesë vjetësh dhe jo brenda tetë vjetësh, siç është parashikuar në projektligjin e ri. Në fillim të dëmshpërblehen më të moshuarit. Të përfitojnë dëmshpërblim të gjithë të vrarët nga rregjimi komunist për motive politike, nga data 2.08.1943 deri në ardhjen e demokracisë. Të pushkatuarit, të vrarët në përpjekje, të vdekurit në burg për motive politike duhet të radhiten të parët nga të përndjekurit politikë, sepse këta persona janë pushkatuar, pra u është marrë jeta.

Statistikat
Shifrat nga shoqatat e ish-të përndjekurve

Të pushkatuar (A) 6 027 persona
Të sëmurë psikikë (A1) 286 persona
Të dënuar me burgim (B) 16 585 persona
Të vdekur në burgje (B1) 1 065 persona

Gjithsej Grupi A 6 313 persona
Gjithsej Grupi B 17 650 persona
Vite burgu 91 400 vjet

Verifikimet
Nga verifikimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme rezultojnë të sakta dënimet vetëm për 11 mijë persona

Shifrat
Ministria e Drejtësisë: 5 100 dënime penale të sakta, me hyrje-dalje nga burgu, gjithsej 7 570 412 ditë dënimi të kryera dhe 2 mijë të pushkatuar

Vite burgu
Ministria e Drejtësisë: janë edhe (87 831 vjet) vite dënimi me burgim, të përllogaritura, sipas vendimit gjyqësor, ku do të verifikohet koha e daljes nga burgu

Ky lajm është publikuar: 24/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›