E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Itali kundër Berluskonit

Qindra persona kane marshuar ne rrugët e Firence ne Itali, kundër qeverise Berluskoni. Me pankarta neper duar, kunder kryeministrit te tyre, qytetaret italiane kane shprehur ndjenjat e tyre si dhe kane kerkuar doreheqjen e Berluskonit. Protestuesit ne mbare Italine pritet te mblidhen se bashku per te kerkuar largimin e kreut te qeverise, pas skandaleve te njepasnjeshme te publikuara per jeten e tij private. Nderkaq vete Berluskoni po i reziston presionit per doreheqje, edhe pas akuzave ndaj tij per kryerje te marredhenieve seksuale me vajza nen moshe dhe abuzim me pushtetin. Ai eshte shprehur se gjithçka po shkon siç duhet. Edhe autoret Roberto Saviano dhe Umberto Eco jane bashkuar me qindra qytetaret dhe aktivistet, duke kerkuar dorëheqjen e Berlusconit. ne fjalen e tij, Eco e ka krahasuar kryeministrin Berluskoni me Hosni Mubarak, me presidentin e Egjiptit i cili ndodhet nen presion per te dhene doreheqjen, duke e çuar vendin e tij drejt nje kaosi te vertetë. ?Dorezohu ne emer te lirise dhe Italise?, kjo eshte kerkesa e bere nga qytetaret italiane.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›