Dell: Qeveri me duar të pastra
Ndërsa ne Kosovë pritet vetëm zyrtarizmi i koalicionit te ri qeveritar, i cili sipas te gjitha gjasave do te dale nga marrëveshja e PDK-së se Hashim Thaçit dhe AAK-së se Ramush Haradinajt, ambasadori amerikan Kristofer Dell, ripërsëriti thirrjen e tij për një qeveri me duar te pastra. Duke folur per mediat ne Prishtinë, zoti Dell theksoi se koalicioni i ri duhet te ketë edhe mbështetjen e mjaftueshme ne popull sidomos pas dëmtimit te imazhit te bere kohet e fundit, duke iu referuar raportit te Dik Martit.Ndërkohë pas nënshkrimit te marrëveshjes për bashkëqeverisje per komunën e Prizrenit, mediat vendase shkruajnë se ne dyert e AAK-së ka mbërritur nje oferte e parefuzueshme me 7 poste ministrash dhe postin e zëvendëskryeministrit. Ndërsa zyrtarizmi i qeverise se re pritet te njoftohet ne javët e ardhshme, zyrtare te larte ne Bruksel bëjnë serish thirrje per formim sa me te shpejte te saj, pasi ne axhende janë edhe bisedimet serbi Kosovë.
Shpërndaje