E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR: Parregullsi në procesin zgjedhor

Aleanca për Kosovën e Re shprehet e kënaqur nga ecuria e procesit zgjedhor të 12 dhjetorit. Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari ka deklaruar se procesi ka ecur mbarë edhe pse ka thënë ajo ka pasur disa parregullësi, sidomos në zonat që njihen si bastione të PDK-së. Kusari ka vënë theksin në problemet me listat e paazhornuara, votimet e shumëfishta dhe disa kërcënime të vërejtura në qendra të votimit.

Koalicioni për Kosovën e re, shprehet i hapur për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve, edhe pse do të presë raportet e plota nga terreni të vëzhguesve dhe komisionerëve të saj.

Kusari ka theksuar se rezultatet e exit pollit të institutit “Gani Bobi” janë më tepër një përpjekje për të përputhur të dhënat me një sondazh të mëparshëm të këtij institute sesa të dhëna reale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›