E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: Bisedimet Beograd- Prishtinë pas formimit të qeverisë

Sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovës në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka deklaruar se pret që bisedimet e Beogradit për autoritetet e kosovare të fillojnë pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë, “Jemi të gatshëm për negociata, por ato me siguri do të vijojnë pas formimit të qeverisë” ka thënë Ivanovic për televizionin publik serb. 

Ivanovic është shprehur  se partitë serbe në Kosovës nuk do të kenë rol të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme në Prishtinë, sepse, sipas tij, nuk kanë lidhje të mira me Beogradin.  Ivanovic është shprehur se pret që PDK-ja të bëjë koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›