Thaçi shpall fitoren në zgjedhje. “Krenar që do të jem kryeministër”

Kryeministri në detyrë Hashim Thaci shpalli fitoren në të parat zgjedhje të përgjithshme në vend që prej shpalljes së pavarësisë. Pak para orës 23 e 30 minuta, ende pa u shpallur rezultatet preliminare të KQZ-së apo të Demokracisë në Veprim, kryetari i PDK-se, Hashim Thaçi, të dielën në “Sheshin 21”, iu drejtua simpatizantëve të partisë së tij me një fjalë rasti, duke uruar fitoren e PDK-së.
Ai tha se PDK-ja ka shënuar fitore bindëse e të thellë në Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj e shumë komuna tjera. I emocionuar si rrallë herë, lideri PDK-së këtë e cilësoi si fitore jo kundër dikujt, por fitore.Ai tha se si kryeministër do të vazhdojë edhe më fuqishëm ndërtimin e Kosovës.
Sipas agjencisë “Gani Bobi” PDK ka fituar 31 percent ndërsa LDK, renditet në vend të dytë me 25 perqind. Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” shpalli rezultatet paraprake pas numërimit të votave në gati një të tretën e vendvotimeve në Kosovë.
Ismet Kryeziu njoftoi gazetarët se në bazë të numërimit të votave në këto vendvotime nga aktivistët e këtij rrjeti, PDK-ja prin me 34.4 për qind të votave, para LDK-së me 25.35 për qind, të pasuara nga Vetëvendosje me 11.97, AAK-ja me 10.18, AKR-ja me 7.56, LDD-ja me 2.86 dhe FER-i me 2.26 për qind.
Rezultatet nënkuptojnë se THaci do të kërkojë sërish mbështetjen e partive më të vogla ndërsa pregatitet të zhvillojë bisedimet teknike Prishtinë- Beograd.
Delina Bitraku