Kosovë, rezultatet paraprake të zgjedhjeve: PDK fiton me 30.69%, LDK 26.2%

Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet preliminare për 51.8% të votave të numëruara nga zonat e ndryshme të Kosovës. Bazuar në këto të dhëna, PDK-ja ka fituar 30.69% të votave, LDK-ja 26.2%, Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 12.78%, pastaj AAK-ja me 10.89%, AKR-ja me 7.85%, e pasuar nga FER-i me 2.35% dhe LDD-ja me 2.78% të votave të numëruara deri më tani.
• Vëzhguesit e huaj: Procesi përgjithësisht i mirë
• Thaçi shpall fitoren: Krenar që do të jem kryeministër
Kreu i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu, bëri të ditur se, për shkak të parregullsive të evidentuara, është ndërprerë numërimi i votave në komunën e Skenderajt dhe atë të Drenasit. I pyetur nëse do të ketë nevojë të përsëriten votimet në këto dy komuna, Kryeziu u shpreh se faktet do të shpalosen në ditët në vijim.
Megjithatë, kreu i këtij rrjeti të organizatave joqeveritare që po monitoron procesin zgjedhor, nuk deshi të japë ndonjë vlerësim lidhur me ndikimin eventual të parregullsive në dy komunat në fjalë në tërë procesin zgjedhor.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 13 dhjetor 2010 )