Obama marrëveshje me republikanët për taksat

Presidenti Barak Obama njoftoi arritjen e marrëveshjes dypartiake me republikanët për vazhdimin e aplikimit të sistemit aktual të taksave për të gjithë amerikanët, ndërkohë që do vazhdojë kompesimi qeveritar për të papunët dhe ndihma për biznesin e vogël dhe forcimin e ekonomisë. Kompromisi vjen mbas një jave të ngjeshur me bisedime mes Shtëpisë së Bardhë dhe republikanëve në Kapitol Hill për çështjen e taksave, miratuar nga Kongresi në vitin 2001 dhe 2003 në presidencën e George W.Bush.
Republikanët kërcënuan se do të ndalnin punën e Senatit në këtë fund viti, nëse nuk do të mernin garancitë se ulja e taksave do të përfshinte edhe klasën e pasur amerikane që është 2% e amerikanëve, si dhe klasën e mesme.
Për muaj të tëra, Presidenti Obama këmbënguli se përfshirja e të pasurve në paksimin e përhershem të taksave do të ishte e padrejtë për klasën e mesme amerikane dhe do të shtonte me 700 miliardë dollarë defiçitin qeveritar.
Delina Bitraku