E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks, Assange arrestohet nga britanikët

Përfundon  arratia e Julian Assange  njeriut të kthyer në më të kërkuarin e planetit  gjatë dy javëve të fundit. Themeluesi i  platformës WikiLeaks, Xhulian Asanzh u vetëdorrëzua në Londër, ku dhe u arrestua nga policia britanike, bazuar mbi një urdhër-arresti evropian, njofton agjencia Reuters.

Asanzh akuzohet nga Suedia për krime seksuale. Më herët ishte bërë e ditur se themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzh, po negocionte  dorëzimin e tij me autoritetet britanike. Asanzh, përmes avokatëve të tij i ka hedhur poshtë akuzat e drejtësisë suedeze, duke i cilësuar si të motivuara politikisht. 39-vjeçari i ka hedhur poshtë akuzat Asanzh dhe WikiLeaks-i po përballen me sfida të shtuara që nga nisja e publikimit të dokumentave të klasifikuara të diplomacisë evropiane.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›