E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti për energjinë: Ballkani, zonë me rëndësi

Sofje -Samiti i Bashkimit Evropian për gazin, ka theksuar në përfundim të punimeve se “Ballkani është një zonë me rëndësi të madhe për sigurinë energjetike evropiane, veçanërisht për shpërndarjen e gazit". "Evropa juglindore ka një pozicion strategjik që lidh vendet prodhuese të gazit me ato të transitimit, nga rajoni i Detit të Zi, Kaukazi dhe deri në tregjet evropiane të energjisë", thuhej në dokument.

Ndër projektet e diskutuara gjatë samitit të Sofjes, ku morën pjesë 30 kryetarë shtetesh, ndonëse nuk u përmend në mënyrë të drejtpërdrejtë, është gazsjellësi Itgi, që parashikohet të lidhë Azerbajxhanin me Italinë nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë, një projekt që mund t'i kundërvihet gazsjellësit "SouthStream", të mbrojtur me fanatizëm nga Rusia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›