E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në BE nuk ka virus vdekjeprurës të derrave

Tiranë -Komisioni Evropian deklaroi sot se deri tani nuk është shënuar asnjë rast i gripit të derrave në Bashkimin Evropian. Deklarata vjen në një kohë, që virusi ka marrë jetë njerëzish. "Për momentin nuk është sinjalizuar asnjë rast nga vendet anëtare", deklaroi për agjencinë ANSA zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Nina Papadoulaki duke shtuar se Agjencia Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, me qendër në Stokholm po mbledh orë pas ore informacionet nga vendet anëtare.

"Komisioni vazhdon të monitorojë me vëmendje të madhe zhvillimin e situatës", tha zëdhënësi i komisioneres evropiane për Shëndetësinë, Androulla Vassiliou, duke theksuar se gjithçka po realizohet në kontakt të ngushtë me 27 vendet e BE-së, autoritetet e SHBA-së, Organizatën Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë së Stokolmit. Virusi vdekjeprurës deri tani ka shkaktuar të paktën 60 viktima dhe rreth një mijë raste të dyshuara në Meksikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›