AKR: Republika e Vanuatusë njeh Kosovën
PRISHTINE- Sipas Aleancës Kosova e Re, Republika e Vanuatusë e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Në një konferencë për mediat, zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se nota e njohjes është dërguar nga ministri i Jashtëm i Vanuatusë, Joe Natuman.
AKR ka publikuar një letër të njohjes nga Vanuatu, e cila i adresohet Ministrisë së Jashtme të Kosovës, dhe po ashtu, AKR ka shpërndarë dy dokumente që thuhet se e konfirmojnë njohjen e shpallur ditë më parë, nga Mbretëria e Sëazilandit.
Republika e Vanuatusë është një shtet-ishull, i cili ndodhet në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor, 1750 kilometra në lindje të Australisë Veriore dhe 500 kilometra në Verilindje të Kaledonisë së Re, në perëndim të Fixhit dhe juglindje të Ishujve Solomon afër Guinesë së Re.
(e.n/BalkanWeb)