Fratini: Prishtina e Beogradi në samitin e Sarajevës
PRISHTINë- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini, konfirmoi se ka marrë pëlqimin e Prishtinës dhe të Beogradit për pjesëmarrje në konferencën joformale të Sarajevës.
Fratini tha në Prishtinë se modeli që do të përdoret është i ngjashëm me konferencën e para një viti të mbajtur në Pragë, i njohur si modeli GIMNIK, sipas të cilit, ftohen ministrat në konferencë, por aty nuk do të përdoren simbole dhe atribute shtetërore.
Një përfaqësim i tillë, nënvizoi Fratini, nënkupton se do të jetë i njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit e konferencës. Sidoqoftë, diplomati italian tha po ashtu se përfundimisht do të konsultohet edhe me presidencën e radhës, atë spanjolle, nëse do të shkohet me këtë model.
Diplomati italian tha se kishte ardhur në Prishtinë që ta konfirmonte edhe mbështetjen që Qeveria e këtij vendi i jep Kosovës. Në radhë të parë, ai tha se Italia e mbështet Kosovën në ambiciet e saj për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Së dyti, nënvizoi ai, Roma e mbështet edhe përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Fratini u dha mbështetje edhe veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur rregull në operimin e telefonisë celulare, pas shkyçjes nga sistemi të operatorëve ilegal, që kryesisht vinin nga Serbia. ´
Ndryshe, Fratini është pritur në një takim edhe nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi.
Edhe në kryeqytetin serb Fratini tha se i ka propozuar Beogradit që çështja e pjesëmarrjes në këtë konferencë të zgjidhet me përdorimin e "Formulës Gimnih", e cila nënkupton që pjesëmarrësit të përfaqësohen me emrin personal e jo me emrin e shtetit të cilin e përfaqësojnë. Ai pohon se Beogradi ka reaguar pozitivisht ndaj këtij propozimi dhe mbetet që pas dite t'ua prezantojë edhe autoriteteve në Prishtinë.
(e.n/BalkanWeb)