E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna e diplomatëve kosovarë, nën llupë

Prishtinë, 10 gusht - Qeveria Thaçi ka nisur të bëjë një kontroll të performancës së ambasadorëve të Kosovës nëpër botë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ende nuk janë publikuar rezultatet e këtij hetimi, i cili mund të çojë në zëvendësimin e disa diplomatëve.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora çitaku ka deklaruar se ky dikaster ka ngritur një komision të posaçëm, por ka shtuar se i takon ministrit Skënder Hyseni që, në bashkëpunim me kryeministrin Thaçi dhe presidentin Sejdiu, të marrë një vendim mbi këtë çështje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›