Ferizajasit nuk i befasoi shumë ngritja e çmimit të bukës

Ferizaj, 10 gusht - Shumica e ferizajasve e kanë blerë të martën në mëngjes bukën me çmim 35 për qind më të shtrenjtë. Vetëm dy muaj pasi një bukë 500 gramëshe ishte liruar nga 30 në 25 centë, prej të martës ajo kushton 35 centë.
Por, siç raporton KosovaLive, ferizajasit duket ta kenë pritur këtë shtrenjtim, pas disa paralajmërimeve të bëra në media. Madje ka qytetarë që mendojnë se çmimi i ri i bukës, nuk është i shtrenjtë, krahasuar me artikujt tjerë dhe me çmimet e vendeve të rajonit.
“Ashtu si sillemi ne ndaj bukës, çmimi është shumë i lirë. Kontejnerët i gjen plot me bukë. Domethënë se kemi mjaft para, ose buka është shumë e lirë”, pohon Eqremi, një ferizajas 50-vjeçar.
“Buka nuk është shtrenjtë, duke marrë parasysh se në çfarë gjendje është bujqësia. Kur ngrihet çmimi i bukës, ndoshta edhe bujqit do ta kenë më mirë, sepse do të çmohet djersa e tyre, thotë Hamdiu, një bujk nga rrethina e Ferizajt.
Por prodhuesit e bukës e arsyetojnë çmimin e ri të bukës me shkaqe të shumta. Sipas tyre, janë një numër i madh faktorësh që e kanë diktuar çmimin e ri.
“Kemi marrë më pak grurë sivjet në sillos. çmimet e drithërave në tregjet botërore janë ngritur, po ashtu edhe çmimet e karburanteve”, konstaton Ismet Bislimi, depoist në Fabrikën e Bukës në Ferizaj.
Furrtarë ferizajas shprehën keqardhje për ngritjen e çmimit të bukës në prag të muajit të Ramazanit, por premtuan se produktet tjera në furra do t’i kenë çmimet e njëjta, si më parë.