E Shtunë, 31 Tetor 2026

"ALSAT" denoncoi një muaj më parë abuzimet

Arrestimi i drejtuesve të Inspektoriatit Qëndror Teknik ka qenë dicka e njoftuar javë më parë. Televizioni ALSAT në kronikat e tij të muajit maj e kishte paralajmëruar skemën abuzive dhe korruptive që zoti Joti dhe inspektorët e tij po aplikonin duke fryrë xhepat e tyre e duke dëmtuar konsumatorin dhe aktorët seriozë të tregut të karburanteve.

Klientelizmi i ndërtuar nga kreu i IQT me disa kompani të importit të karburanteve ishte evident në treg dhe pasqyrohej qartë në cilësinë e karburanteve. Futja nga këto kompani e sasisve të mëdha të karburantit të tipit D2 dhe përzierja e tij në treg bëhej me certfikatat cilësie fallso dhe me bekimin e inspektorëve të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

Ndonëse kjo ishte krejt e qartë për cdo përdorues mjeti për më shumë se një muaj pavarësisht denoncimit mediatik drejtuesit e këtij inspektoriati jo vetëm që nuk reaguan por vazhduan të ushqenin veten e tyre me para korruptive, ndërkohë që tregu ushqehej me karburante jocilësore. Mbetet për tu përshëndetur reagimi i strukturave shtetërore që me këtë veprim i dhanë fund këtij abuzimi me arrestimet e sotme që në vetevete janë një kronikë e paralajmëruar.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›