E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prrenjas, kostoja e vagonave stok

32 lokomotiva dhe 10 vagonë pasagjerësh qëndrojnë që prej vitit 1996 në stacionin hekurudhor te Prenjasit të bllokuar,të cilat drejtoria e hekurudhave i ruan për koservim dhe shfrytëzim pjesësh,por që ato dëmtohen cdo ditë që kalon që prej 14 vjetësh por dhe kostoja e ruajtjes së tyre 24 orë është mjaft e lartë për një sisem hekurudhor me të ardhura të kufizuara.

Prodhuesit cekë të këtyre makinerive mbërritën në qytetin e Prenjasit 14 vjet më parë dhe zhvilluan negociata 5 ditë me drejtuesit e atëhershëm rajonalë të hekurudhës por nuk u arrit asgje edhe pse oferta ceke ishte e paimagjinueshme edhe për ditët e sotme.Eksepertët cekë të prodhimit të trenave ofronin një lokomotivë të re për tre të vjetra të nxjerra jashtë funksioni gjë që nuk u pranua nga pala shqiptare duke humbur një shans të madh për përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimit në hekurudha gjë që do të ulte edhe kostot e transportit pasi një locomotive ,që tërheq dy-pesë vagona pasagjerësh në destinacionin Durrës-Pogradec-Durrës harxhon një mijë litra naftë të cilësisë së pare për shkak të kohës së gjatë të përdorimit të tyre.

Besim Dybeli < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›