E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALTARI KU SAVA MARTOHET ME DANUBIN

Ditari i gazetarit

20 tetor 2010. Rasti qe sipas latineve eshte mbret desh qe keto dite tetori te beja nje udhetim ne Beograd. Shkaku Takimi rajonal i Byrove te Sigurimit te Kartonit Jeshil. Thashe te armatosem. Ne ndihme. Statistikat. Interneti. E njohur shekullore lufta e ftohte mes Shqiperise dhe Jugosllavise. Por shifrat japin tjeter tablo. Armiq ne politike. Miq ne ekonomi. Deri ne vitin 1980 ne shkembimet tregtare te vendit tone Jugosllavia zinte vendin e pare me rreth 37 per qind Kromi can bllokaden - thoshte shoku Enver Dhe kromi bakri hekur nikeli konjaku Skenderbeu frutat e fresketa dhe te thara bimet medicinale kapercenin doganen ne shkembim nga Jugosllavia te mallrave te konsumit frigorifere firma Obodin makina larese pajisje dhe linja per industrine etj. Bisede me nje ministri te asaj kohes I kendoi nje dite shifrat shoku Enver. U ngrys. U thartua. Tha Gjeni tregje te reja... Hapu dhe te futemi... Dhe shifra u hollua. Por kurre nen 18 per qind
Jam ulur per kafe te Lad Kosta. Ne shoqeri dy gazetare. I pyes per shkembimet tregtare dhe turizmin me Serbine. Ngrene supet. Nuk dine asgje. Njeri thote Politika e ka bere lsquokallkan tregtine U thashe Vitin e kaluar 70 mije turiste serbe kane vizituar Shqiperine. Te gjithe zgurdulluan syte sikur te kishin perpara qoftelargun. Kur shtova se nga Serbia importohet miell energji elektrike ilace makineri thane perralla me mbret Hapem internetin. Faqja e Institutit te Statistikave. Shkembimet tregtare me Serbine nga viti ne vit jane rriturhellip

Urime Tani je Bill Gejts

22 tetor. Per te shkuar ne Beograd duhet te kalosh nga Vjena ose Budapesti. Me shume euro per bileten. Gjysme dite rruge. Nje dekade me pare Jat Jugosllavi bente cdo dite fluturime Tirane-Beograd. Hap prapa. Plage nga luftahellip Pasi pritem mbi 5 ore ne Vjenehellip para syve na u shfaq aeroplani qe do na conte ne Beograd Ruana Zot Nuk ishte aeroplan por zebelin. I gjere. I shtypur. Me ventilatore gjigante. Ngjisim nje pale shkalle. Zume vend. Mu duk vetja sikur kisha hipur ne aeroplan te marre hua nga ndonje muze Por e keqja na priste perpara. Karabinaja me dembelizem u shkeput nga toka. Pas 10 minutash. Gjithcka u trondit. U shkundhellip Thame se na erdhi fundi Arritem Ne piste numerova 4-5 aeroplane. Brenda aeroportit... Nje grusht pasagjere ne krahasim me turmat pa fund qe enden neper aeroportin e Vjenes Budapestit a Tiranes.
23 tetor. Dite me diell per te shijuar Beogradin. Autobusi qendroi ne buze te nje sheshi. Perballe nje kishe. Tha ciceroni Kjo eshte kisha e Shen Saves. E dyta ne bote nga madhesia pas asaj te Moskes. Ishte ne ndertim. Brenda kantier. Tha ciceroni Buxheti i shtetit eshte troke. Kisha kerkonte miliona euro. Dhe parate i dhuroi populli hellipNe krah te kishes disa shites ambulante. Suvenire nga Beogradi. Ciceroni mori nje zarf. E hapi duke thene Keta dinare kane qarkulluar ne vitin 1993. Inflacioni ne zenith. Ne janar 1 marke shkembehej me 1 milion dinare. Ne shtator 800 milione dinare. Ne dhjetor 950 miliarde dinarehellip Me dy euro bleva nje duzine me kartemonedha te atij viti. Kur i futa ne xhep shitesja me tha Urime Tani u bere Bill Gejts Kishte te drejte. Ne portofol kisha 5000 miliarde dinare Paradoks sot. Realitet 17 vjet me pare.

Intermexo

Siperfaqja e Serbise 83.4 mije kilometra katrore. Popullsia 7.3 milione banore. Beogradi ka rreth 1.7 milione banore. GDP-ja per fryme 6.7 mije euro. Inflacioni 11 per qind. Papunesia 14 per qind. Borxhi i jashtem 32 miliarde dollare. Eumlshte i vetmi vend nga ish-blloku socialist qe ka marreveshje te tregtise se lire me Rusine dhe Bjellorusine. Pjesen e luanit ne investime e zene kompanite ruse Lukoil dhe Gazprom. Vitet e fundit po shtohen shkembimet tregtare me Iranin dhe Turqine.
Serbet ne Ballkan Shekulli i 6 dhe i 7. Stefan Nemanja ne vitin 1166 krijoi shtetin e pare serb. Stefan Dushani ne vitin 1346 e beri Serbine nje nga shtetet me te fuqishme ne Ballkan. Serbia u pushtua nga Perandoria Otomane me 1459-n. Fitoi pavaresine ne vitin 1878. Ne vitin 2008 Mali i Zi u nda nga Serbia.

Familjet e medha me thika pas shpine

24 tetor. Ecim rrugeve te Beogradit. Ciceroni tregon Pallati i familjes Karaxhorxhevic. Busti mbi kale i Milosh Obrenovic dhe pallati i familjes. Sarajet e Ljubices gruaja e Miloshit. Ne kete pallat mbreteror Agatha Kristi ka gjetur motivet e njerit prej romaneve te saj... Krime. Vellavrasje. Mbesa vret xhaxhain mbret. Prerje kokesh per te sunduar. Kompleksi i Edipit ne zemer te familjeve te medha. Ne vazhdim ciceroni tregoi historine e dy familjeve qe ne 200 vitet e fundit kane trazuar jeten e serbeve. Me ngjau si pjelle e fantazise. Me vone duke rremuar ne internet u binda se tregimi ishte real.
Pinjolli i pare i familjes Karaxhorxhevic ishte Xhorxh Pertovic. Lindi ne vitin 1768. Dy metra i gjate. I zi ne fytyre. Gjigant per nga forca fizike. Fshatar. Kovac. U shperngul me familjen ne jug per te mos shkuar ushtar-jenicer ne Anadoll. Del kacak ne mal. Sulmon turqit. Fitoi fame si trim. Turqit e pagezuan kara Xhorxh qe turqisht do te thote Xhorxhi i zi. Ne vitin 1804 kacaket dhe paria serbe vendosen te bashkohen ne luften kunder Perandorise Osmane. Vend sekret i takimit Valjevo. Gojedhenat thone se korrierit i humbi letra qe bente njoftimet. E gjeten osmanet. Rrethuan qytezen dhe i vrane te gjithe. Nje tjeter gojedhene thote se spiunimin e beri nje pinjoll i familjes Obranovic. Variant me i besuar. Rastesisht shpetoi vetem Xhorxhi. Nga kjo dite Xhorxhi u be lider i rebeleve serbe. U lidh me Carin e Rusise. Dhe vazhdoi luften. Ne lufte e siper u be strateg duke fituar edhe simpatine e Napoleon Bonapartit.
Kur Rusia beri traktat me Turqine ne skene doli Milosh Obrenovic. Miloshi me shume pelqente diplomacine me turqit se sa luften. Zgjidhja Koka e Karaxhorxhevicit 50-vjecar u keput nga qafa. Kjo ndodhi ne vitin 1817. Ideja e vrasjes u thur ne Stamboll. Pas negociatave me Porten e Larte Serbia fitoi shume autonomi. Miloshi u shpall kryetar i shtetit. Princ. Mik i Perandorise Osmane. Armik i Austrise. Meterniku kancelari i Austrise bente ironi duke treguar se Serbia kishte nje minister te jashtem dhe nje flamur Por Miloshi kishte nje engjell dhe nje te paudhe ne shtrat princeshen Ljubica. Gruan e tij

Ljubica ose Ledi Makbeth

Ne vitin 1805 Ljubica e famshme per bukurine dhe jeten e shthurur u martua me Miloshin. Cifti lindi 17 femije. Nga keta vetem 7 kishin per baba Miloshin. Ne kronikat e kohes Ljubica ka lene gjurme si grua rebele. Inteligjente. Autoritare. Diplomate. E pabese. Intrigante. Tentoi te vrase disa here te shoqin. U nda nga burri. Si kusht per rimartese kerkoi nje saraje. Dhe princi ndertoi rezidencen e princeshes Ljubica. Nje nder vilat me te bukura te Beogradit. Atje ai bente dashuri me gruan. Atje ajo thurte komplote per te rrezuar princin nga froni i Serbise. Priste rastin. Dhe rasti erdhi si peshqesh nga jashte.
Miloshi me kalimin e viteve u be arrogant. Despot. I urryer nga populli per parate dhe pronat qe grabiste. U be njeriu me i pasur i Serbise dhe nje nga me te pasurit ne Ballkan. Rusia dhe Porta e Larte kerkuan largimin e tij nga pushteti. Sherbimet sekrete gjeten doren e fshehte te Ljubices. Ne vitin 1838 princesha e detyroi te shoqin te abdikoje. Ne kembe te tij u vu djali Mihailo per te sunduar e ema Ljubica. Ne vitin 1842 princin Mihailo e moren peng dhe e detyruan te largohej nga froni. Braktisi Beogradin bashke me familjen. Pas 16 vjetesh mes komploteve se bashku me te atin u rikthye ne pushtet. Por gjaku kerkonte gjak. Obranovicet kishin ardhur ne pushtet duke vrare nje Karaxhorxhevic. Ne vitin 1860 princi Mihailo u vra nga nje pinjoll i familjes rivale. Karaxhorxhevicet u rikthyen duke qendruar ne pushtet deri ne vitin 1945. Ne ate vit Marshalli Tito pagezoi Republiken Federative Socialiste te Jugosllavise. Mbreti u perzu. Vdiq ne emigracion.

Vera Aleksandrovic dhe konjaku Skenderbeu

25 tetor. Eumlshte ne tradite. Kush viziton Beogradin ben nje shetitje me anije brigjeve te Danubit. Nisja behet pikerisht ne altarin ku lumi Sava martohet me Danubin.
- Danubi eshte per Serbine si Nili per Egjiptin - nisi tregimin Jesna punonjese ne nje agjenci turistike. - Danubi vadit fushat prodhon energji elektrike dhe peshk. Ne lume transportohen mallra dhe udhetare. Me ndarjen e Malit te Zi Serbia nuk ka dalje ne det. Danubi ka zevendesuar detin. Ai lidh Serbine me Detin e Zi. Danubi eshte vend ideal per turizem. Kjo eshte lagjja Zemun. Nga me te bukurat dhe me te pasurat e Beogradit. Per fat te keq ne kete lagje ligjin e ben mafia. Klani i Zemunit me Arkanin ketu i thuren intrigat per te vrare Kryeministrin me perendimor te Serbise Xhinxhic.
Une E njihni Shqiperine
Ajo Kam derguar disa grupe turistike ne Tirane Kruje Durres dhe Sarande. Ne planet e mia eshte shtuar Thethi Berati dhe Himara.
Pjese e turneut ishte edhe qyteti Oplanac. Disa kilometra larg Beogradit. Me 50 mije banore. I pelqyer nga turistet per tri gjera. Vilen ku ka jetuar mbreti i Jugosllavise. Kishen e mbretit dhe fabriken e veres Aleksandrovic. Vila me shume te kujtonte nje shtepi fshati se sa nje rezidence mbreterore. Vitet e fundit eshte kthyer ne muze. Ciceroni tregon Vitet 30 u bene zanafilla e nje lufte diplomatike mes Jugosllavise dhe fuqive te medha. Mbreti beri nje hap te gabuar. Me 9 tetor 1934 vendosi te takoje ne Marseje ministrin e Jashtem te Frances. Duke udhetuar me makine i bene atentat. Mbreti vdiq. Krejt rastesisht e gjithe skena e krimit u filmua nga nje kamere. Kronika e filmuar eshte bere pjese e filmit te Hollivudit kushtuar mbretit Aleksander. Vrasesi ishte nje maqedonas i paguar nga sherbimet sekrete te Musolinit. Ne ceremonine e varrimit te mbretit mori pjese edhe Gerigu minister fuqiplote i Hitlerit. Dhe Jugosllavia u be pjese e boshtit fashist Rome-Berlin-Tokio.
Djali i mbretit te vrare ngriti nje kishe ne kujtim te babait. E vecanta projekti afresket dhe ikonat jane bere nga artiste ruse. Pas revolucionit bolshevik tregon ciceroni mijera ruse te bardhe ajka e intelektualeve poete arkitekte piktore muzikante ekonomiste u perzune nga Ushtria e Kuqe e Leninit. Emigruan ne SHBA France Angli Serbi. Shume pak edhe ne Shqiperi. Me punen e tyre artistike ata kane lene gjurme te thella ne te gjitha aspektet e jetes ne Beograd sidomos ne pikture dhe arkitekture.
Fabrika e veres ka nje tradite 100-vjecare. U quajt Aleksandrovic sepse ishte vere mbreterore. Pse pyeta pronarin e fabrikes Karaxhorxhevicet dhe Obranovicet e kishin ne gjak diplomacine e martesave. Ndrikullat gjenin nuse ose dhendure nga oborret mbreterore te Rusise Anglise Gjermanise Austrise Rumanise. Kronikat flasin per lidhje martesore me 14 mbreteri ne gjithe boten. Ne dasma kerkohej vere e cilesise se larte. Dhe keshtu u prodhua vera Aleksandrovic me emrin e mbretit te pare te Jugosllavise. Por edhe veren e ndoqi fati i zi. Ne vitin 1945 pronari i fabrikes Tadic u detyrua te emigroje ne Kanada. Ne vitet e socializmit te Titos vera bastardoi. U perzien disa variete rrushi. U shtua prodhimi. Humbi cilesiahellip Ne vitin 1990 pronari u kthye nga Kanadaja. Investoi. Ndryshoi teknologjia. Rrushi prodhohet vetem ne kodrat rreth qytetit. U rikthye tradita. Sot eshte vera me e mire dhe e vetmja qe eksportohet nga Serbia.
Duke biseduar per veren me pyet drejtori i Byrose se Kartonit Jeshil Vite me pare pija ime e preferuar ishte konjaku lsquoSkenderbeu. Ka kohe qe nuk gjendet ne treg. Eumlshte faji i serbeve qe nuk e importojne apo i shqiptareve qe nuk e prodhojnehellip
- Historia e konjakut Skenderbeu te kujton historine kokeposhte te veres Aleksandrovic. Zanafillen e ka ne Korce rreth viteve lsquo30. Formula ishte e sofistikuar. Sekret familjar. U shua per vite me radhe pasi Shqiperia u be shtet socialist mori jete ne vitet 60. Frymezimin e mori nga eksporti. Ishte prodhimi Made in Albania me i pelqyer ne Jugosllavi Hungari Gjermanine Lindore Cekosllovaki. Konjaku Skenderbeu u be ambasador shetites i Shqiperise ne te gjitha trevat e vendeve socialiste. Artistet tregojne me konjak flinin xhaba ne hotel. Shoferet e Albtransportit kujtojne konjaku Skenderbeu ngrinte traun e doganave. Pas viteve 90 konjaku Skenderbeu prodhohet por nuk eksportohet Miku qeshi duke thene
- Pse nuk thua qe ambasadori shetites ka dale ne pension.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›