ALUIZNI: 5726 shtesa pallatesh pa leje në Tiranë
Agjencia e Legalizimeve njoftoi dje se ka evidentuar të gjitha pallatet me shtesa pa leje në qytetin e Tiranës dhe bëhet fjalë për 5 726 objekte të tilla që presin legalizim. Agjencia tashmë ka nisur procesin e legalizimit të tyre. Gazeta boton të plotë numrin e dosjeve sipas minibashkive, ndërkohë që vetëm në minibashkinë numër 9 ende nuk është mbyllur procesi. ALUZINI do të procedojë për legalizimin e tyre duke nisur nga dita e sotme kur pritet të miratohet dhe lista e familjeve që përfitojnë nga ky proces. Qytetarët që jetojnë në shtesa pallatesh pa leje, nuk do të kenë asnjë detyrim financiar për të paguar për legalizimin e apartamentit të tyre. Banorët që kanë blerë këto apartamente do të paguajnë vetëm taksa simbolike, si ajo e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa për detyrimin e legalizimit dhe hipotekimit të tyre, shoqëria e ndërtimit do të paguajë të gjithë shumën që kërkon ligji. Sipas ligjit, qytetarët që banojnë në këto shtesa pallatesh janë të mbrojtur, ndërsa ndërtuesit e pallateve pa leje apo shtesave, do penalizohen në rast se nuk paguajnë detyrimin. Sipas ligjit, e vetmja përgjegjësi e qytetarit është që të shkojë në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar atë. Bëhet e ditur se rreth 150 pallate dhe shtesa pa leje janë bërë gati, ndërsa pjesa tjetër pritet të jetë gati në ditët në vijim. Detyrimi që ndërtuesit kanë për të paguar ndaj shtetit për shtesat pa leje është përcaktuar me formulën e përcaktuar nga Shoqata e Ndërtuesve me Drejtorinë e Tatimeve, për zona të ndryshme të Tiranës dhe për zona të ndryshme të Shqipërisë. Përcaktohet 4 për qind për banesat, 10 për qind për banesat sociale, nëse ka ndryshim destinacioni, 20 për qind.
Njësia bashkiake Numri i dosjeve të tërhequra A1 Të hedhura në hartë
1 Njësia bashkiake nr. 1 279
2 Njësia bashkiake nr. 2 710
3 Njësia bashkiake nr. 3 394
4 Njësia bashkiake nr. 4 462
5 Njësia bashkiake nr. 5 1071 820
6 Njësia bashkiake nr. 6 474
7 Njësia bashkiake nr. 7 1358 1200
8 Njësia bashkiake nr. 8 310
9 Njësia bashkiake nr. 9
10 Njësia bashkiake nr. 10 421
11 Njësia bashkiake nr. 11 247
12 Totali 5726
Njësia bashkiake Numri i dosjeve të tërhequra A1 Të hedhura në hartë
1 Njësia bashkiake nr. 1 279
2 Njësia bashkiake nr. 2 710
3 Njësia bashkiake nr. 3 394
4 Njësia bashkiake nr. 4 462
5 Njësia bashkiake nr. 5 1071 820
6 Njësia bashkiake nr. 6 474
7 Njësia bashkiake nr. 7 1358 1200
8 Njësia bashkiake nr. 8 310
9 Njësia bashkiake nr. 9
10 Njësia bashkiake nr. 10 421
11 Njësia bashkiake nr. 11 247
12 Totali 5726