Kuvendi shqiptar dhe kosovar, rezolutë të përbashkët kundër planit të Ban Ki Munit
Diplomacia parlamentare e shtetit shqiptar ka unifikuar qëndrimin me atë të shtetit të Kosovës. Komisioni i Punëve të Jashtme zhvilloi dje një takim me deputetët e Komisionit të Jashtëm të Kosovës, nga ku u përpilua një deklaratë e përbashkët dhe u vendos për një angazhim të mëtejshëm të përbashkët. Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të unifikuar, Komisionet e Jashtme, deklaruan se nuk mbështesin planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. “Kosova synon ndërtimin e një shteti të ri, të orientuar drejt integrimit rajonal dhe euroatlantik. Në këtë kontekst, Komisionet i bëjnë thirrje mbarë komunitetit ndërkombëtar, dhe posaçërisht SHBA-së dhe strukturave të BE-së, të cilat të forcojnë bashkëpunimin me institucionet legjitime të Kosovës, me qëllim shtrirjen pa vonesë të misionit EULEX në krejt territorin e Kosovës, në përputhje të plotë me Planin Ahtisari dhe me Kushtetutën e Kosovës. “Çdo përpjekje për anashkalim të tyre favorizon ngritje strukturash paralele që pengojnë vendosjen e shtetit ligjor”, - thuhet në deklaratën e përbashkët të miratuar dje. Ndërkohë parlamentarët shqiptarë e kosovarë sqaruan këtë qëndrim. “Dy komisionet e Jashtme parlamentare të Shqipërisë dhe Kosovës kundërshtuan me forcë planin e Ban Ki Munit, i cili vjen në kundërshtim me paketën Ahtisari, mbi të cilën është ngritur zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe pavarësia e saj”, - tha kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, Preç Zogaj. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, tha se 6-pikëshi i Munit mund të derivojë një ndarje të Kosovës, që për shtetin e ri, është e papranueshme. “Tendenca që të ndahet Kosova do të jetë një tendencë e dështuar, se nuk është problemi vetëm tek vullneti i Kosovës që nuk do të ndahet, por tek problemi rajonal. Ai që merr aventurën që të ndajë pjesë të Kosovës, merr aventurën e destabilitetit të gjithë rajonit, se atëherë bëhet precedent”, - tha Hamiti. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Preç Zogaj, i cili shtoi se ky plan në njëfarë mënyre hedh poshtë investimin ushtarak dhe diplomatik që është bërë me Kosovën. “Dy komisionet mbështesin fuqishëm qeverinë e Kosovës, Presidentin e Kosovës, partitë politike dhe publikun atje për qëndrimin e mbajtur ndaj këtij plani, i cili në njëfarë mënyre hedh poshtë gjithë investimin ushtarak dhe diplomatik që është bërë në të kaluarën për Kosovën. Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe jemi të bashkuar në këtë qëndrim, të cilin duam ta deklarojmë me forcë”, - shtoi Zogaj.
Deklarata
“Të dy delegacionet parlamentare angazhohen që edhe në të ardhmen shkëmbimet dhe takimet mes tyre të zhvillohen mbi bazë të rregullt për diskutimin e çështjeve me interes të ndërsjellë si edhe për të koordinuar pjesëmarrjen aktive në nismat shumëpalëshe rajonale dhe më gjerë. Gjithashtu, komisionet angazhohen që përmes strukturave parlamentare, të punojnë për të gjetur dhe vendosur kontakte periodike edhe midis komisioneve të tjera parlamentare, sidomos në drejtim të zhvillimit të projekteve ndërkufitare me interes të dyanshëm dhe rajonal, duke ndikuar për këtë qëllim strukturat përkatëse të qeverive të dy vendeve”, - thuhet në deklaratën e përbashkët. Njëkohësisht, palët ranë dakord që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet më tej në mënyrë që të rriten shkëmbimet e mëtejshme parlamentare për promovimin e tregtisë, turizmit, investimeve, sigurisë etj. Po ashtu, komisionet angazhohen të punojnë për përshpejtimin e arritjes së një marrëveshjeje për qarkullimin e lirë të qytetarëve mes dy vendeve. Komisionet vunë rëndësinë edhe në ecurinë e proceseve tashmë të nisura në Kosovë për ndërtimin e një shteti të lirë, të pavarur, demokratik e plotësisht funksional, i cili garanton dhe respekton në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe të pakicave etnike.
Topalli: Plani 6-pikësh përbën rrezik për të gjithë rajonin
Kryetarja e Kuvendit priti dje delegacionin e deputetëve të Komisionit të Jashtëm të Kosovës, nga ku deklaroi se “plani 6-pikësh përbën një rrezik serioz jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin”. Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qëndrimin kategorik të parlamentit të Shqipërisë kundër çdo përpjekjeje për ndarjen e Kosovës. “Asnjë plan 6-pikësh s’mund të prekë integritetin territorial, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ne mbështesim shtrirjen e menjëhershme të misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës për të përmbushur përgjegjësitë e tij në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës”, - tha Topalli. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, e vlerësoi si thelbësore mbështetjen që Shqipëria dhe autoritet zyrtare të saj po i japin lidershipit dhe popullit të Kosovës. “Ne falënderojmë Shqipërinë, Parlamentin shqiptar dhe ju veçanërisht, zonja kryetare, për gjithë përkrahjen që i keni dhënë e po i jepni popullit të Kosovës në konsolidimin e shtetit të ri”, - tha Hamiti.
Topi, Gyl: Jo ndarje të Kosovës
Edhe shteti turk kundërshton 6 pikat e hartuara nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Gjatë takimit të zhvilluar dje mes dy presidentëve, atij turk, Abdullah Gyl dhe Presidentit shqiptar, z. Topi, ky i fundit ritheksoi bindjen se Kosova e pavarur është tashmë një realitet i ri dhe i pakthyeshëm në rajonin ballkanik dhe se njohja e saj ndërkombëtare është e pandalshme. Presidenti Topi nënvizoi përpjekjet e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim dhe vuri në dukje se Shqipëria i përmbahet qëndrimit sipas të cilit, pas 17 shkurtit të këtij viti kur Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran, jo vetëm vendosja e EULEX-it, por edhe çdo proces tjetër atje duhet të bëhet duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara, në zbatim të Planit Ahtisari. Presidenti Gyl vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan për ruajtjen dhe forcimin e qetësisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin tonë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për arritjen e aspiratave integruese të mbarë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit turk shprehu edhe një herë dhe siguroi për mbështetjen e palëkundur dhe të fuqishme të Turqisë për vendin tonë në arritjen e objektivit të tij më të afërt, atë të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO si dhe vuri në pah besimin në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona në të gjitha fushat. Presidenti Topi e ftoi homologun e tij turk për një vizitë zyrtare pranverën e ardhshme në Shqipëri, ftesë e cila u prit dhe u pranua me mjaft kënaqësi nga Presidenti Gyl.