ALUIZNI, gati 2 mijë dosje për kalim pronësie
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Drejtoria e ALUIZN-it është duke bërë gati 2000 dosje për kalim pronësie, pritet vetëm miratimi i qeverisë. Drejtori i ALUIZNI-t ka bërë me dije dje për gazetën “Ballkan” se në mbledhjen e parë të qeverisë do të miratohet dhe dosja me 2 mijë emrat e qytetarëve për kalim pronësie. Pra në mbledhjen e radhës së qeverisë pritet të bëhet kalimi i pronës për parcela të objekteve informale si dhe shtesa pallatesh. Sipas vendimit, përfitues do të jenë rreth 2000 familje, por të gjitha këto familje, për të qenë pronare trualli, duhet që më parë të shqyrtohen dosjet nga ALUIZNI dhe më pas të dalin emrat e atyre qytetarëve që do tu legalizohet banesa. Megjithatë, siç na e shpjegon dhe ing. Agim Berisha, për të qenë pronar trualli edhe pas kalimit të pronësisë në qeveri, qytetarët fillimisht duhet të ndjekin proceduarat së bashku me drejtorin e ALUIZNI-t për ta legalizuar pronën apo banesën. Drejtoria e ALUIZNI-t Tiranë shpjegon mënyrën se si do të procedohet me dosjet pasi të miratohen me vendim qeverie. Berisha në një prononcim për gazetën ka bërë të ditur se dosjet që pritet të marrin OK e qeverisë do të shqyrtohen dhe më pas do të dalin fituesit për legalizimin. “Qytetarëve dhe qyteteve, pasi të bëhet miratimi në qeveri nuk do të thotë se ata janë pronarë trualli, por do të bëhet kalimi i pronës nga një pronar te tjetri, për të arritur më pas në procesin e legalizimit të truallit. Pra, këto dosje drejtoria jonë do ti marrë në shqyrtim dhe më pas do të nxjerrë fituesit e truallit”,- ka pohuar inxhinier Agim Berisha. Muajin e kaluar qeveria bëri disa ndryshime për çmimet e legalizimeve. Nëse para pak ditësh, për të legalizuar një banesë, duhet të plotësoje një formular dhe për të gjithë banesën të paguaje vetëm 4 mijë lekë, tashme tarifat e legalizimit të banesës kanë ndryshuar. Për të bërë legalizimin e një objekti pa leje tashmë duhet të paguash për çdo kat 4 mijë lekë dhe për çdo kat duhet të plotësosh formularin tip. Pra, nëse objekti i palegalizuar është 3 kate, pronari duhet të plotësojë tre formularë dhe të bëjë tri pagesa me nga 4 mijë lekë.
Pagesa për privatizimin e pronave turistike
Një tjetër miratim në mbledhjen e dieshme të qeverisë ka qenë dhe për mënyrën dhe llogaritjen e afateve të pagimit të çmimit të truallit, për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 10, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave. Çmimi i truallit të njësisë së ndërtuar brenda zonës së stimuluar përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës. Shlyerja e çmimit të truallit nga subjekti i interesuar apo personi i stimuluar bëhet pas njoftimit me shkrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), në të cilin është përcaktuar vlera e çmimit që do të paguhet. Pagesa e plotë apo e pjesës takuese të çmimit të truallit të njësisë së ndërtuar nga subjekti i interesuar/personi i stimuluar bëhet brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e marrjes së njoftimit. Çmimi i truallit të njësisë së ndërtuar paguhet në dy mënyra: në mënyrë të vetme; në mënyrë periodike. Kur çmimi paguhet në mënyrë të vetme, subjekti i interesuar apo personi i stimuluar përfitojnë ulje të çmimit, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2, të nenit 14, të ligjit nr. 10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”. Subjekti i interesuar/personi i stimuluar dorëzon dokumentacionin financiar që vërteton kryerjen e pagesës, pranë ALUIZNI-t, i cili e administron atë në dosjen përkatëse të subjektit.
Afatet dhe procedurat për kalimin e pronësisë mbi truallin shtetëror
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme përcaktimin e afatit, të përmbajtjes dhe të mënyrës së njoftimit publik për procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), bën njoftim publik për dokumentet dhe procedurat e nevojshme për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin, për 20 ditë. Njoftimi publik përmban: afatin brenda të cilit subjekti i interesuar dhe personi i stimuluar duhet të paraqesin dokumentet pranë ALUIZNI-t, sipas ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”; llojin e dokumenteve që duhet të paraqesë subjekti i interesuar/personi i stimuluar; masën e tarifës që duhet paguar.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010