Qeveria nxjerr në shitje pasuritë e sekuestruara
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Për të goditur pasuritë e trafikantëve të përfshirë në afera kriminale e terroriste, tashmë do të ketë dhe një agjenci që do të merret me administrimin.
Pas verifikimit të origjinës së parave agjencia do të bëjë të mundur konfiskimin e kalimin e pasurisë për llogari të shtetit. Kjo do të ndodhë në rastet kur agjencia verifikon se paratë kanë prejardhjen nga një aktivitet kriminal.
Në vendimin e fundit të qeverisë saktësohet se, pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara merren në administrim sipas procedurave e përcaktuara në ligjet përkatëse dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tyre dhe është administratori ai që i paraqet vendimin e tij gjykatës, nëse një pasuri duhet të sekuestrohet ose jo. Qeveria me këtë vendim të fundit tenton të intensifikojë luftën kundër krimit të organizuar, pas një tjetër tentative, siç është hyrja në fuqi e ligjit Antimafie, një ligj që ka nisur të vërë në sitë të gjitha pasuritë e krijuara në mënyrë të paligjshme.
Vendimi
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për organizimin, kompetencat dhe funksionimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe për përcaktimin e shpërblimit, të personave të tretë, në administrimin e pasurisë. Agjencia në fjalë do të bëjë të mundur administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës, në zbatim të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Administrimin e pasurive të bllokuara, apo sekuestruara, që dyshohet se janë pasuri që kanë financuar terrorizmin. Administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to, administrimi i të cilave i caktohet kësaj Agjencie me ligj, me vendim të Këshillit të Ministrave apo me urdhër të veçantë të ministrit të Financave.
Bashkëpunimi
Agjencia mund të bëjë të mundur bashkëpunimin me institucionet pjesëmarrëse në procesin e administrimit të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, si me gjykatat, prokurorinë, shërbimin përmbarimor, Policinë e Shtetit, institucionet e tjera shtetërore, bankat, njësitë e qeverisjes vendore dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, të sekuestruara e të konfiskuara. Agjencia gjithashtu do të përgatisë raportin e vlerësimit tekniko-financiar, i cili miratohet nga ministri i Financave.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010