Skandali diplomatik, Fatos Tarifa, i pafajshëm
Autori i Lajmit: Redaksia
Dy vjet pasi gjykatat shpallën vendimin për ish-ambasadorin Fatos Tarifa, Gjykata e Lartë rrëzoi këto vendime duke pushuar çështjen me arsyetimin se gjykimi ndaj ish-diplomatit nuk duhej të kishte nisur fare.
Kolegji i Gjykatës së Lartë me relator gjykatësin, Gani Dizdari rrëzoi pretendimin e Prokurorisë së Përgjithshme se ish-ambasadori ynë në Uashington, Fatos Tarifa i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 143 mijë dollarë amerikane, duke e shpallur të pafajshëm.
Vendimi
Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-diplomati, Fatos Tarifa së bashku me avokatin Maksim Haxhia. Mbrojtja i tha Kolegjit Penal se përgjegjësia ligjore nuk mund të binte mbi Tarifën, por mbi punonjësit e tjerë, të cilët kryejnë edhe kontrollin e financave të ambasadës. Tarifa ishte shpallur fajtor nga dy gjykata dhe ishte dënuar me një gjobë 400 mijë lekë, pasi sipas prokurorisë ish-diplomati gjatë ushtrimit të detyrës së tij kishte vepruar në kundërshtim me ligjin në likujdimet e pagesave pa fatura fiskale dhe mos justifikimin e pagesave të bëra. Vendimet e dy Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të dytë dhe qëndrimin e prokurorisë Gjykata e Lartë i hodhi poshtë me argumentimin se gjykimi nuk duhet te kishte nisur fare ndaj ish-diplomatit të njohur. Ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në raportin e vet dërguar Prokurorisë konstatoi të pajustifikuara shpenzimet e Tarifës përgjatë viteve 2005 në ambasadën shqiptare në Uashington.
Skandali diplomatik
Ministria jonë e Punëve të Jashtme nisi një hetim edhe në një drejtim tjetër ndaj ish-ambasadorit, Tarifa. Hetimi kishte lidhje me një kasetë të publikuar në media, ku rezultonte të ishte përgjuar ambasadori ynë në Uashington, Fatos Tarifa, me një biznesmen me origjinë nga Korça, duke bërë pazare për përfitime fondesh publike nga disa punime që firma e biznesmenit do të kryente në ambasadën tonë në Uashington. Nga kjo bisedë telefonike e përgjuar kuptohej se ambasadori Tarifa i ka kërkuar biznesmenit 4 500 dollarë për botimin e një libri që i kishte mbetur përgjysmë në Holandë. Ndërsa biznesmeni kishte një firmë ndërtimi po në Uashington. Të dy, sipas bisedës së regjistruar, kanë bërë një marrëveshje, sipas të cilës, ata kanë çuar një projekt në Ministrinë e Jashtme për të miratuar një fond për rikonstruksionin e ambasadës shqiptare në Uashington. Nga njëra anë, ambasadori do të merrte hua nga biznesmeni paratë që i duheshin për botimin e librit, ndërsa biznesmeni do të bënte punën dhe do të shpërblehej edhe më shumë nga sa i kishte dhënë ambasadorit hua, duke sajuar fatura të paqena nga ana e kreut të ambasadës. Por, të gjitha akuzat ndaj ish-ambasadorit janë rrëzuar dje nga Kolegji i Gjykatës së Lartë, që e ka shpallur pa faj, ish-diplomatin.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010