PS organizon protesta në rrethe duke zbarkuar çdo ditë nga një në Tiranë. Sot tubimi në Tiranë, zbarkon Shkodra
Autori i Lajmit: Redaksia
Simpatizantë të Partisë Socialiste me pankarta në duar, të ardhur kryesisht nga Berati, kanë nisur një protestë në formë marshimi mesditën e djeshme rreth orës 18:00. Ata kanë qenë të mbështetur edhe nga deputeti socialist Erion Braçe. Pasi kanë ndaluar autobusët pranë “Zogut të Zi”, kanë nisur të marshojnë drejt qendrës, aty ku do të mbahet edhe fjalimi i përditshëm i forcave të majta, për protestën e nisur që më 30 prill, në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të 28 Qershorit. Protestuesit kanë nisur në këmbë tubimin, duke parakaluar në Rrugën e Durrësit, gjë që ka paralizuar edhe qarkullimin rrugor në këtë segment, për disa minuta. Gjatë protestës së tyre ka pasur edhe forca të shumta policie që vëzhgonin situatën e krijuar. Ndërkohë që ka filluar edhe organizimi i protestave nëpër rrethe. Në qytetin e Tepelenës u zhvillua një protestë në mbështetje të grevistëve të vendosur në çadrat para godinës së Kryeministrisë. Protestuesit janë vendosur fillimisht në sheshin qendror të qytetit më pas janë zhvendosur në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër. Protestuesit në mbështetje të deputetit socialist Ethem Ruka kanë bllokuar aksin dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e mjeteve. Edhe në qytetin e Korçës mbështetës të Partisë Socialiste kanë tentuar të bllokojnë rrugën Korçë-Pogradec gjatë një tubimi që ata kanë zhvilluar pranë kryqëzimit të këtij aksi ditën e djeshme në ora 12:20. “Dega e Partisë Socialiste e qarkut Korçë ka zhvilluar një tubim pranë kryqëzimit të aksit rrugor Korçë-Pogradec me rrugën e fshatit Podgorie, me pjesëmarrjen e rreth 150-200 personave”,- thuhet në një deklaratë të policisë së Korçës. Sipas policisë, qëllimi i këtij tubimi, i cili zgjati rreth 15-20 minuta, ishte për hapjen e kutive të votimit dhe kundër gjendjes ekonomike. “Nga ana e pjesëmarrësve kishte tentativa për bllokimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks rrugor, por nga komunikimi ynë me organizatorët dhe drejtuesit e tij nuk u realizua kjo dhe tubimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa probleme”,- njoftohet në deklaratë. Sipas saj, strukturat e policisë së Drejtorisë të Policisë së Qarkut Korçë morën të gjitha masat për garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi në përputhje me ligjin përkatës.
Sot tubimi në Tiranë, zbarkon Shkodra
Partia Socialiste tashmë ka filluar organizimet e protestave në të gjithë vendin. Kështu çdo ditë nga një protestë që do të zhvillohet në Tiranë do të vijnë edhe rrethet të organizuar. Kështu, nëse dje në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” zbarkoi qarku i Beratit, përveç qytetarëve të Tiranës të kryesuar nga deputeti i këtij qarku Erion Braçe, sot radhën e ka qarku i Shkodrës. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se sot bulevardin përveç qytetarëve të Tiranës dhe zonat përreth do ta mbushin këtë bulevard edhe Shkodra e Lezha. Organizimi tashmë është bërë, pritet që sot zbarkojnë në Tiranë autobusë nga ky qark. Duket se Partia Socialiste dhe militantët e saj do ti shkojnë deri në fund zbardhjes së të vërtetës së 28 Qershorit. Sot në orën 18:00 pritet që tubimi të nisë nga Zogu i Zi deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për tu dhënë mbështetje atyre që po sakrifikojnë brenda çadrave pranë kryeministrisë. Kjo do të jetë edhe një mbështetje e madhe edhe për deputetin e kësaj zone, Ilir Beqja, i cili është në ditën e shtatë të grevës së urisë. Partia Socialiste, ashtu sikurse ka paralajmëruar, çdo ditë do të ketë nga një protestë duke organizuar çdo qark.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010