ALUIZNI i Tiranës, aty ku po bëhet një punë heroike në shërbim të qytetarëve
Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në vend, një premtim i Partisë Demokratike duket po shkon drejt fundit. Janë me mijëra qytetarët shqiptarë që lexojnë në të përditshmet shqiptare, përfshi dhe gazetën “55” emrat e tyre për të cilat ALUIZNI fal dokumenteve që gjenden në dosjet e tyre dhe kalimit të pronësisë me VKM iu kanë bërë gati lejet e legalizimit dhe mjafton që ata të paraqiten për të kryer pagesat dhe më pas të mund të marrin lejet e legalizimit dhe paraqitur më pas në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar atë si pronë të tyre. Procesi ndër vite ka ecur mirë ku është bërë një punë e madhe në plotësimin e dokumentacionit deri tek matjet në terren etj, por për t’u theksuar është fakti që një shtysë jashtëzakonisht të madhe ky proces ka marrë muajt e fundit dhe me hapat në të cilat po ecet pritet të mbyllet brenda vitit 2013. Procesi i legalizimit tashmë është në vëmendje jo vetëm të administratës së ALUIZNI-t, kategorive të përfshira në proces, por dhe në mbarë opinionin publik. Është një proces tashmë në fokus dhe në vëmendje të të gjithëve për shkak të rëndësisë që mbart përfundimi i tij. Tirana është një nga qytetet e cila ka pjesën dërrmuese të ndërtimeve pa leje përfshi Kamzën dhe rrethinat por dhe qytetin, (pra pjesën më të madhe të “tortës” së këtij procesi në vend) siç janë ndërtimet pa leje por dhe shtesat e pallateve me të cilat Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t tashmë e riorganizuar po punon në mënyrë permanente duke bërë një punë voluminoze dhe përgatitur lejet e legalizimit për qytetarët dhe më pas bërë publike ato në media si një mënyrë tejet transparente për ta. Të theksosh që po bëhet një punë vërtet voluminoze, e shkëlqyer për të thënë dhe heroike nga drejtues dhe specialistë të ALUIZNI-t të Drejtorisë Rajonale Tiranë është një e vërtet por nevojitet të jesh një vëzhgues pranë këtyre zyrave, por jo në një ditë të vetme ndoshta dhe më shumë. Fakti që në gazeta përcillen në ditë të ndryshme dhe jo të largëta në distancë kohore nga njëra-tjetra me mijëra emra më bëri kurioz të ndjek në distancë procesin në periudhë 2-ditore që përfshin pritjen e qytetarëve me drejtues të kësaj agjencie, përpunimi i dosjeve, angazhimin që specialistët e ALUIZNI-t iu ofronin drejtuesve të tyre në çdo sekondë, minutë për çdo gjë që ata kërkonin e më pas iu ofronin ndihmën qytetarëve. Duke qenë dëshmitar i këtij vëzhgimi në distancë në punën time të ushtrimit të profesionit mund të them me bindje të plotë se në këtë pikë verifikova një të vërtet të padiskutueshme: Konstatova një angazhim maksimal, serioz dhe reagim të shpejtë për të iu ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët dilnin nga zyrat e administratës së ALUIZNI-t të Tiranës të qeshur ndonëse hynin të disi të mërzitur fal ndonjë parregullsie të vogël që mund të kishte në dokumentacionin e tyre jo për fajin e ALUIZNI-t, por të pushtetit vendor nga janë përcjell dosjet apo dhe ndonjë mungese dokumentacioni që ata vet nuk kishin paraqitur. Gjithçka sqarohej dhe qytetari dilte i qetë nga ato zyra. Kreshnik Bozho dhe Kanan Braho dy drejtuesit e drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tiranë presin personalisht dy ditë në javë qytetarët dhe plot energji të aftë profesionalisht ia dalin që të sqarojnë me qindra rreth kërkesave të tyre për çdo pasaktësi në dokumentacion apo të tjerëve që iu shërbejnë për të iu dhënë lejet e legalizimit pas kryerjes së pagesave përkatëse. Pres që të mbarojë orari i takimeve të këtyre drejtuesve me qytetarët dhe kërkoj t’i takoj për të iu marrë një prononcim rreth procesit. Pasi kisha komunikuar që të futem në zyrat e këtyre drejtuesve pas orëve të pritjes dhe komunikimit që ata patën me qindra qytetarë mendova se do ta kisha të lehtë të bëja një intervistë me to, por ndodhi që nuk mbarova punë, jo se ata nuk donin të flisnin po sepse i gjeta sërish në krye të detyrës. Ata ishin në sallat ku gjendeshin dosjet e ndërtimeve pa leje të qytetarëve dhe komunikonin me vartësit ku iu jepnin orientime, sqarime për avancimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. I takoj dhe ndonëse prisja të merrja një intervistë të zgjeruar më kërkojnë që një moment tjetër mund të ishin të gatshëm për intervistë pasi të tjera angazhime pune kishin gjë për të cilën i mirëkuptova. Nga goja e z.Kreshnik Bozho dhe z.Kanan Braho dëgjova vetëm një fjali: - “Jemi të predispozuar për të punuar ditë dhe natë, për të qenë në çdo moment pranë qytetarëve, ofruar çdo sqarim, ndihmë atyre, vetëm që procesi të mbyllet deri në fund të këtij viti”. Dy drejtuesit e ALUIZNI-t të Tiranës kanë dhe një apel ndaj qytetarëve që ata të paraqiten për të kryer pagesat dhe marrë lejet e legalizimit të tyre për ta regjistruar pronën në hipotekë dhe ta gëzojnë atë.
...