Prokuroria riheton Spahinë për 14 shtatorin
20/01/2009 Akuza i kërkon gjykatës autorizim për ndjekje penale ndaj zv/ministrit të Kulturës
Gjyqet e plota për kryengritjen e armatosur. Spahia: “Nuk kam asnjë dijeni”
TIRANE- Menjëherë pas vendimit të gjykatës së Tiranës, hetimet për zv/ministrin aktual të Kulturës Ekrem Spahia, janë rikthyer në vëmendjen e organit të akuzës shqiptare. Mësohet se shkaku kryesor që ka vendosur rikthimin e hetimeve për ish-deputetin Ekrem Spahiu, është bërë një kërkesë që pak kohë më parë Prokuroria e Tiranës ka kryer në gjykatë. Pikërisht në dokumentin dërguar gjykatës, kërkohet autorizim për ndjekje penale ndaj zv/ministrit të Kulturës Ekrem Spahia, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998.
Hetimet
Kërkesa e organit të akuzës për rifillimin e hetimeve ndaj kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, arsyetohen për faktin se aktualisht ai nuk është person me imunitet. Madje funksionin aktual që Spahia gëzon në Ministrinë e Kulturës, ai e ushtron falë emërimit dhe jo zgjedhjes elektorale. Nisur nga këto argumente gjykata e Tiranës, i ka dhënë ditën e premte “ok” organit të akuzës, në mënyrë që ky institucion të kryejë hetime, lidhur me përcaktimin e rolit të Ekrem Spahisë, në kryengritjen e 14 shtatorit. Vendimi i gjykatës së Tiranës ka hedhur poshtë një vendim tjetër të dhënë nga po kjo gjykatë, i cili përcaktonte mosfillimin e procedimit penal ndaj Ekrem Spahisë, pasi ky i fundit në atë kohë gëzonte imunitet. Burimet thanë se ende nuk kanë vendosur të marrin në pyetje zv/ministrin e Kulturës, por theksuan se gjatë kësaj kohe në dosjen “14 shtatori” janë administruar disa dëshmi që tregojnë veprimtarinë e Spahisë, gjatë zhvillimit të kryengritjes. Hetuesit e çështjes nuk pranuan të japin të dhëna konkrete mbi procesin hetimor të sapo filluar ndaj Spahisë, por ata sqaruan se veprimet hetimore do të intensifikohen në ditën e ardhshme. Ndërkohë që prej 14 shtatorit, ditës kur ndodhi ngjarja, ajo është quajtur nga opinioni publik, kryengritje e armatosur dhe grusht shteti. Lidhur me ngjarjen e rëndë, u duk se edhe drejtësia mori frymë thellë kur filloi hetimin e kësaj çështjeje dhjetë vjet më parë. Shumë persona që aktualisht janë funksionarë dhe persona me poste drejtuese në administratën shtetërore, atëherë u prangosën me akuzën e kryengritjes së armatosur, marrjes pjesë në miting të kundërligjshëm, me qëllim përmbysjen rendit kushtetues me dhunë dhe dhunim i institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Gjyqi i 14 shtatorit
Vrasja e liderit të dhjetorit, Azem Hajdari, irritoi turma të tëra në datën 13 dhe 14 shtator të vitit 1998. Pas kësaj ngjarjeje Prokuroria lëshoi një sërë urdhër-arrestesh, ku ranë në pranga, zëvendësministri i Kulturës, Ekrem Spahia; pas tij Sali Shehu, Shemsi Premçi, Ilir Zhilla, Antoneta Malja, Frrok Gjini, Alfons Zeneli, Elvis Kamberi, Syl Lusha, Dritan Zhgjeçi, Edmond Ymeri e të tjerë, të cilët më pas u lanë të lirë. Një pjesë e këtyre emrave janë dërguar në gjykatë për gjykim, por që prej 10 vitesh dosja “veterane”është në gjykatë dhe nuk është arritur kurrë që të merret një vendim, qoftë për të deklaruar fajtor apo jo të akuzuarit e mësipërm. Ky gjyq është më jetëgjati në Shqipëri, i ndarë në tri dosje, ku 28 të pandehur akuzohen për pjesëmarrje në kryengritje të armatosur dhe për tentativë të rrëzimit me dhunë të pushtetit. Por ironia nuk është vetëm në pamundësinë e gjykatës dhe Prokurorisë për t’i dhënë fund një procesi të tillë, por në faktin se procesi vazhdon, ndërkohë që tashmë PD, e akuzuar politikisht për këtë ngjarje, është rikthyer në pushtet. Aktualisht të tria dosjet janë në një udhëkryq që askush nuk është në gjendje t’i japë drejtim. E ndërsa procesi endet në sallat e gjykatës, të pandehurit janë të gjithë të lirë, pasi ka plot 8 vjet që u kanë kaluar afatet e paraburgimit dhe, edhe vetë ata e kanë harruar se janë ende të pandehur.
Emrat e personave të dosjes 1
Ekrem Spahia, Antoneta Malja, Frrok Gjini, Shemsi Premçi, Alfons Zeneli, Ilir Zhilla, Sali Shehu, Edmond Ymeraj, Syl Lusha, Agron Kosumi, Luan Kamberi, Dritan Zhjeçi dhe Elvis Kamberi, NN ish-oficer jugosllav
Personat që ndodhen në dosjen 2
Qamil Biberaj, Avni Metalia, Cen Doçi, Gëzim Qordja, Ukë Çelkola, Bajram Martini, Ram Hidri, NN ish-oficer jugosllav, Kreshnik Gjyriçi, Muharrem Boshnjaku, Sokol Gashi
Lista me personat në dosjen 3
Sali Lusha, Izet Haxhia, NN ish-oficer jugosllav, Dem Dollapi, Kliton Dobrani dhe Myftar Lumneshi
Pushtimi me dhunë i institucioneve dhe acarimi i situatës
Vrasja e Azem Hajdarit dhe kaosi në kryeqytet
TIRANE- Ngjarja e rëndë e vrasjes së deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, më 12 shtator 1998, shërbeu si indicie për revoltën e 14 shtatorit. Pikërisht kjo ngjarje i motivoi plotësisht krerët dhe militantët e Partisë Demokratike, për të vazhduar një luftë pa kthim prapa. Kështu veprimet e tyre, që deri në këtë periudhë ishin mjaftuar me mitingje agresive, pas vrasjes së Azem Hajdarit, dolën jashtë kontrollit. Duke përfituar edhe nga prezenca e një shteti fare të brishtë, situata e krijuar, premtonte një përsëritje të ngjarjeve të hidhura të vitit 1997. Kështu edhe ndodhi menjëherë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Me arkivolin e tij në krye të protestuesve, u sulmuan institucionet e shtetit dhe u tentua marrja e pushtetit me forcë prej opozitës. Protestuesit fillimisht morën (nën vëzhgimin e të gjitha kamerave të televizioneve) Kryeministrinë dhe më pas Tv Publik. Situata doli jashtë kontrollit të shtetit, sidomos pas njoftimeve në televizion për rrëzimin e pushtetit të Partisë Socialiste. Vetëm Ministria e Rendit mbeti në këmbë, edhe ajo e izoluar deri në mbrëmje të asaj dite. Gjatë kësaj periudhe, veç ministrit të Rendit dhe të Mbrojtjes, edhe Presidenti nuk e lëshoi karrigen e tij. Një pjesë e ministrave dhe vetë Kryeministri i atëhershëm Fatos Nano u “zhdukën” nga Shqipëria. Situata ndryshoi rrjedhë fill pas ndërhyrjes së fenomenit ndërkombëtar. Ndërkohë që menjëherë pas qetësimit të situatës, Prokuroria e Tiranës urdhëroi në vitin 1999 fillimin e një procedimi penal, ku me anën e të cilit pretendohej se do të bëhej identifikimi i autorëve të krimit dhe arrestimi i tyre. Pas disa muajsh hetime organi i akuzës urdhëroi arrestimin e 28 personave, të cilët në atë kohë, por edhe tani, mbeten si njerëzit kryesorë që organizuan kryengritjen e armatosur kundër institucioneve të shtetit.
Kodi Penal neni 221
Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja plaçkitjeve, grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe njerëzve, krijimi lehtësirave në favor të kryengritësve të bëra për të përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzetë e pesë vjet.
Spahia: “S’kam dijeni”
I kontaktuar në rrugë telefonike nga gazeta “Metropol”, zv/ministri i Kulturës, Ekrem Spahiu, tha se nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Spahiu tha se askush nuk e kishte njoftuar për këtë fakt, teksa nuk pranoi të komentonte këtë lëvizje të prokurorisë. Zv/ministri i Kulturës pranoi se kishte kryer 13 muaj burg dhe kishte qëndruar 5 muaj në “arrest shtëpie” për këtë ngjarje.