E Shtunë, 31 Tetor 2026

ALUIZNI shpërndan 50 leje legalizimi

 

ELBASAN - Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Legalizimeve në Elbasan shpërndan 50 leje legalizimi. Sipas drejtorit të kësaj agjencie, Ditor Musai, deri tani janë shpërndarë 200 leje legalizimi, prej të cilave 100 janë pajisur edhe me tapitë nga zyra e hipotekës. Musai bëri të ditur se deri më tani 70 për qind e të gjitha ndërtimeve informale janë në proces si dhe është bërë dixhitalizimi i tyre. Vetëm në qytetin e Elbasanit janë 8750 qytetarë, të cilët kanë aplikuar në Agjencinë Rajonale të Legalizimeve për t’u bërë pronarë legjitimë të objekteve të tyre. Sipas tij, procesi po vijon me ritme të shpejta, çka do të thotë se brenda muajit të ardhshëm pritet të ndahen dhe 50 leje të tjera që janë në proces përfundimi. Atëherë qytetarët do të kenë mundësinë të marrin në dorë certifikatën e më pas do të kryejnë të gjitha procedurat e mëtejshme deri në marrjen e tapisë në zyrat e hipotekës.          a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›