LSI: Kompania ZOGBY apo filxhani i PS-së

Një sondazh për qejfin tim. Kështu është edhe sondazhi që po bën zogu i PS-së. Sondazh që nuk la njeri pa u tallur me të që nga pyetjet që drejton kur të telefojnë nga qendra e tyre e deri tek konkluzioni i tyre. Një sondazh si me qenë duke shti fall. Këtë e shprehu sot edhe LSI-ja.
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u shpreh në një konferencë për shtyp se LSI-ja ka ndjekur me vëmendje Sharlot-sondazhet e Zogby, të cilat ngjajnë si dy pika uji dhe duke i parë me këtë këndvështrim dhe me këtë humor dashamirës, mendon se prezantimi i radhës pas një muaji të këtyre sondazheve të Zogby-t, apo të Sharlot-sondazheve, do të kishin një vend më të përshtatshëm tashmë në një emision të njohur dhe shumë popullor si "Portokalli". Sipas tij sondazhet e Zogbyt nuk shquhen për seriozitet në sondazhe duke e vënë kështu në dyshim rezultatin e nxjerrë nga kompania amerikane.
Një sondazh të ngjashëm me këtë të zogu-t ka bërë kohë më parë edhe Partia Socialiste. Pyetja ishte “A jeni të kënaqur me qeverisjen e djathtë?”. Kishte dy alternativa PO dhe JO. Alternativa PO ishte caktivizuar si e tillë, pasi linkohej direkt me JO. Nëse klikoje mbi PO dilte një mesazh “Ju votuat JO. Ju faleminderit për votën. Ju nuk keni të drejtë të votoni dy herë”. Eh çfarë sondazhesh
...