Hungaria pret që Shqipëria të hyjë në NATO
“Presim që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s në takimin e ardhshëm të aleancës në muajin prill”, deklaroi kryetarja e parlamentit hungarez, Katalin Szili pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer
BUDAPEST- Një deklaratë optimiste vjen nga Hungaria, konkretisht nga kryetarja e parlamentit hungarez në prag të konferencës me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në NATO të Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke. “Presim që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s në takimin e ardhshëm të aleancës në muajin prill”, deklaroi kryetarja e parlamentit hungarez, Katalin Szili pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer. Ajo i shprehu atij të njëjtin mendim edhe për Kroacinë, vend që si Shqipëria aspiron të anëtarësohet në Samitin e Strasburgut me të drejta të plotanë NATO.
''De Hoop Scheffer tha se Kroacia dhe Shqipëria mund t'i bashkohen NATO-s në prill, ndërkohë që Zagrebi duhet të zgjidhë një mosmarëveshje kufitare me Slloveninë'', deklaroi Szili.
''Hungaria vazhdon të mbështesë integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, pasi kjo do të përmirësonte stabilitetin në rajon'', shtoi ajo.
(d.b/BalkanWeb)