ALUIZNI vijon procesi i legalizimeve
Kjo është një ditë e zakonshme pune pranë zyrave të Agjencisë së Legalizimeve të Qarkut të Tiranës. Megjithëse në pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore aktualisht punohet me staf të reduktuar për shkak të sezonit veror, pranë ALUIZNI-t të Tiranës vijon shpërndarja e lejeve të legalizimit me kapacitet të plotë. Vetëm këtë të hënë pranë këtyre zyrave, u janë shpërndanë rreth 40 leje legalizimi, personave që më parë u ishte aprovuar dosja nga Këshilli i Ministrave dhe më pas ata kishin kryer pagesën e legalizimit. Drejtori i ALUIZNI-t për Qarkun e Tiranës, Agim Berisha konfirmon se brenda dy muajve edhe për këtë qark pritet përfundimi i procesit për të gjitha ndërtimet informale.
Berisha “Kemi dhënë 30 mijë leje. Puna vazhdon siç ka thënë dhe kryeministri do e përfundojmë brenda dy muajsh.”
Ndërkohë që qytetarët shprehen të kënaqur që tashmë janë pronar të ligjshëm të ndërtesës së tyre. Kreu i Agjencisë së Legalizimit për Tiranën thotë se procedurat e ndjekura janë krejt transparente dhe se qytetarët njoftohen qoftë me postë apo me telefon për t’u paraqitur sipas renditjes në listat e aprovuara pranë zyrave të ALUIZNI-t duke shmangur kështu futjen në lojë të sekserëve.