Ban Ki Moon: 10 vjet kohë për të shpëtuar planetin
Kemi më pak se 10 vjet kohë për të shpëtuar planetin. Alarmi është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, i cili nga Seuli, Koreja e Jugut bëri thirrje për masa emergjente për uljen e emetimeve të gazit në atmosferë. Sekretari i Përgjithshëm tha se kjo është rruga e vetme për të shpëtuar jetën e miliarda njerëzve në botë, pasi siç tha ai, qeveritë kanë mundësinë që në samitin e klimës në Kopenhagen, të arrijnë një marrëveshje të re, pasuese e protokollit të Kiotos të nënshkruar në vitin 1997 e që skadon në 2010-ën. Sipas Moon, ndryshimet klimatike janë sfida më e madhe me të cilën përballet sot bota.
Megjithatë, theksoi ai, pavarësisht këtij alarmi, ka ende shpresë. Krerët e 100 vendeve kanë deklaruar edhe më parë, bota përballet më një krizë të shumëfishtë, e cila rrezikon të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për njerëzimin. Sipas tyre, vëmendja e të fuqive më të mëdha ekonomike duhet të fokusohet në këtë krizë që nuk përfshin vetëm ndryshimet klimatike, por edhe armët nukleare, karburantet, gripin dhe ushqimin.