Posta reagon pas prishjes së kontratës me Albtelekom
Posta Shqiptare ka reaguar në një konferencë për mediat lidhur me mosshpërndarjen e faturave të telefonisë fikse pranë qendrave të banimit apo institucioneve ku ndodhen klientët e Albtelekomit. Mungesa prej mëse 5 muajsh e këtij shërbimi, është komentuar nga numri një i këtij dikasteri Arqile Gorea, me argumentin se ka pasur një prishje të njëanshme të kontratës nga ana e Albtelekomit dhe se problemi i krijuar nuk është nën përgjegjësinë e postës shqiptare.
Sipas zotit Gorea situata çorientuese e krijuar muajt e fundit nuk është diktuar nga institucioni i drejtuar prej tij, por ai shkoi më tej, kur tha se në komunikimin zyrtar të datës 1 prill të 2009 Albtelekomi sqaron se për t’u gjetur sa më pranë pajtimtarëve, do të bënte të mundur dërgimin e faturave telefonike me resurset e veta.