AMC 3G realizon 95 per qind mbulim te popullsise
Ne perfundim te 3-mujorit te pare, fillimi i te cilit perkon edhe me fillimin zyrtar te sherbimeve 3G, AMC arrin te mbuloje me kete sinjal 95% te popullsise se vendit. Ky sukses eshte nje tjeter rekord i perparimit te platformes me te shpejte te internetit 3G. Qe prej fillimit te janarit, kur kompania beri shpalljen zyrtare te ketij sherbimi me transferim te shpejte te te dhenave sipas standardeve HSPA+ (Akses i Evoluar me Shpejtesi te Larte i te Dhenave), AMC ofroi mbulim me kete sherbim ne te gjitha qytetet kryesore te vendit. Mbulimi i 95 per qind te popullates perben nje arritje te radhes, ndersa perfaqesuesit e kompanise theksojne se mbulimi ne masen 99 per qind eshte objektivi tjeter qe do te permbushet brenda pak muajve ne vijim. Mund te tingelloje e thjeshte qe te arrihet progres nga 90 per qind mbulim ne 95 per qind dhe me pas ne 99 per qind te popullsise, por rregullat teknike flasin ndryshe. "E verteta eshte se, pasi sigurohet mbulim per zonat me te arritshme te vendit, puna perqendrohet tek zonat e thella dhe terrenet me te larta. Dhe pavaresisht ketyre veshtiresive, qellimi yne eshte te garantojme te njejten cilesi sherbimi, qofte rasti i qendres se Tiranes, apo ai i nje zone te thelle", shpjegon Rauf Elmas, drejtor i Divizionit Teknik te AMC. Aktualisht AMC ofron internetin me te shpejte 3G me tarifat me te arsyeshme per abonentet e saj. Te gjithe abonentet, me parapagese dhe me kontrate, mund te perfitojne nga gama e gjere e teknologjive me te perparuara qe perdoren ne te gjithe boten. AMC, me realizimin e ketij objektivi territorial dhe demografik, ka permbushur nje prej qellimeve te saj kryesore: mundesimin e aksesit maksimal ne komunikim te cilesise se larte.