E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi: BE, do te kaloje nje recesion me te gjate se c'pritej

Vendet e Bashkimit Monetar mund te kalojne nje recesion me te gjate nga sa pritej. Nje fakt i tille citohet ne raportin me te fundit te hartuar ne Belgjike, mbi treguesin ekonomik PMI. Ky i fundit vlereson aktivitetin privat ne to dhe rezulton se ka shenuar nje renie prej gati dy pikesh, ne muajin prill krahasuar me muajin e kaluar.

I hartuar nga kabineti "Markit", treguesi PMI me mbi 50 pike nenkupton se aktiviteti eshte ne rritje, ndersa ai eshte nen kete prag, ka shenuar tkurrje. Dhe niveli prej 49.3 pikesh ne muajin prill, duket se flet qarte per nje tkurrje te aktivitetit ne rajonin e Eurozones. "Recesioni me renie te dyfishte, qe duhet te konfirmoje te dhenat zyrtare rrezikon te zgjatet per nje tremujor te trete radhazi", - deklaroi Chris Williamson, kryeekonomist ne kabinetin, "Markit". Nderkaq, alarmin per nje renie te aktivitetit te Eurozones, e ka dhene edhe instituti europian i Statistikave, ne raportin e tij me te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›