E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC, 50 mijë euro për emergjencën

 AMC do të ndihmojë familjet në nevojë në zonat e   përmbytura nga reshjet e ditëve të fundit. Drejtori i Përgjithshëm i AMC, z. Stefanos Oktapodas bëri të ditur dje  shumën prej 50 mijë euro, që kjo kompani vë në dispozicion të emergjencës së krijuar. Si hap i parë, AMC akordoi shumën 50 000 euro në Komitetin Kombëtar të Emergjencës Civile, nëpërmjet llogarisë së posaçme bankare. "Kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të   qarkut Shkodër dhe Lezhë". Gjithashtu kompania do të shpërndajë numra AMC dhe gjithçka tjetër që u nevojitet drejtuesve të operacionit në terren, për nevojat e tyre të komunikimit. Ndërkohë skuadrat teknike të Kompanisë AMC janë në terren dhe po marrin çdo masë që standardet e komunikimit të banorëve të mbeten në kushte të përsosura, sepse në këto çaste komunikimi luan rol kritik në ruajtjen e jetës së njerëzve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›