Vodafone Albania jep 15 milionë lekë
Fondacioni Vodafone Albania, i mbështetur nga Vodafone Albania Sh.A. dhe Fondacioni Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar konfirmon dhënien e shumës prej 15,000,000 lekë për t'iu përgjigjur nevojave të njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore, shkaktuar prej përmbytjeve në rajonin e Shkodrës. Duke komentuar mbi kontributin e ofruar nga Fondacioni Vodafon Albania për këtë situatë, Krenar Loloçi, Drejtor i Bordit të Fondacionit Vodafon Albania, tha se "në vijim të përvojave të reagimit ndaj emergjencave, Fondacioni Vodafone Albania gjendet pranë njerëzve në nevojë duke reaguar me shpejtësi ndaj kësaj emergjence humanitare.