AMC biseda dhe internet falas brenda komunitetit
Një ofertë e re vjen këtë fundvit për ‘What’s Up’. Të gjithë abonentët ‘What’s Up’ mund të flasin me 0 lekë/min për një javë në qoftë se e rimbushin numrin me 300 lekë. Abonentët e ‘What’s Up’ do të paguajnë vetëm 3 lekë për secilën telefonatë. Me çdo rimbushje prej 300 lekësh deri në 799 lekë, ata përfitojnë për një javë telefonata me 0 lekë/min. Edhe oferta aktuale e rimbushjes me 800 lekë për abonentët ‘What’s Up’ është e vlefshme. Të dyja ofertat përfundojnë në fund të janarit 2010. Njëkohësisht abonentët ‘What’s Up’ përfitojnë edhe 100 MB internet falas në celular. Pra, mund të lundrojnë shumë orë në faqet e preferuara dhe të dërgojnë mesazhe elektronike. Abonentët ‘What’s Up’ përfitojnë nga kjo ofertë edhe mesazhe Zlango falas pa limit, të vlefshme për një javë nga dita e rimbushjes. Këto mesazhe Zlango janë falas brenda rrjetit AMC.