E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, krijohet Këshilli Ekonomik Kombëtar

 Asambleja Socialiste miratoi krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar të PS-së, një strukturë që sipas kreut socialist Edi Rama “do të mbledhë në përbërjen e tij ekonomistët e grupit tonë parlamentar dhe jo vetëm, të tjerë deputetë dhe kontribuues me eksperiencë nga kjo asamble e nga shoqëria civile, do të mbështetet prej një ekipi teknicienësh të rinj, të cilët do të punojnë pranë nesh për përditësimin e të dhënave, shifrave e fakteve në funksion të detyrimeve të Këshillit Ekonomik Kombëtar të Partisë Socialiste”. Në përbërje të tij pritet të jenë Rudina Seseri, Ermelinda Meksi, Ilir Beqja, Erion Braçe, Adriana Berberi, Shkëlqim Cani, Arben Malaj etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›